mormon.org Në mbarë botën

A ndihmojnë mormonët vetëm mormonë?

Përgjigje Zyrtare

Shumë nga ajo që bëhet në Kishë, është për të bekuar dhe ndihmuar ata që nuk janë mormonë. Kisha Mormone ka dhuruar më shumë se 1 miliardë dollarë para dhe ndihmë në materiale në 167 vende të ndryshme në nevojë për ndihmë humanitare qysh nga koha kur filloi t’i regjistronte në 1985-ën. Shumë nga këto vende kanë pak deri aspak mormonë, por janë gjithashtu jo të krishtera. Më shumë se 83.000 misionarë mormonë shërbejnë kudo në botë sot. I gjithë shërbimi i tyre është për të ndihmuar ata që nuk janë mormonë. Jozef Smithi vetë dha mësim se ne jemi që “të ushqejmë të uriturin, të veshim të zhveshurin, të sigurojmë për të venë, të thajmë lotët e jetimit, të ngushëllojmë të pikëlluarin, qoftë në këtë kishë apo në cilëndo tjetër apo në asnjë kishë".