mormon.org Në mbarë botën

Përse besojnë mormonët te Bibla?

Përgjigje Zyrtare

Bibla e Shenjtë dëshmon për natyrën hyjnore të Jezu Krishtit dhe ka ndikuar dhe mbështetur miliona ndjekës të Tij. Është një koleksion shkrimesh të shenjta që përmbajnë zbulesa të Perëndisë dhe rrëfime për marrëdhëniet e Tij me fëmijët e Tij në Tokën e Shenjtë.

Rrëfimet historike në Bibël pasqyrojnë shumë shekuj, që nga koha e Adamit deri te vdekja e Apostujve. Po kështu, shumë nga librat e Biblës qenë shkruar nga profetët dhe rreth profetëve që jetuan në periudha të ndryshme të historisë së botës.

Siç ndoshta e dini, Bibla është e ndarë në Dhiatën e Vjetër dhe Dhiatën e Re.

Dhiata e Vjetër përmban shkrime të shenjta të shkruara përpara lindjes së Krishtit. Shumë profetë në Dhiatën e Vjetër parathanë ardhjen e një Shpëtimtari dhe Shëlbuesi (Shih Isaia 7:14, 9:6, 53:3–7).

Dhiata e Re tregon për jetën e atij Shpëtimtari dhe Shëlbuesi, i cili është Jezu Krishti. Ajo gjithashtu tregon për krijimin e Kishës së Tij të hershme.