mormon.org Në mbarë botën

Kush janë mormonët?

Përgjigje Zyrtare

Mormonët janë anëtarë të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, që u organizua në 1830-ën. Deri në 2010-ën Kisha pati një anëtarësi mbarëbotërore prej afërsisht 14 milionë njerëzish. Zyrat qendrore të Kishës janë në Solt-Lejk-Siti të Jutas. Mormonët besojnë te Bibla dhe mësimet e Jezusit në zbulesat e Apostujve dhe të Profetëve të ditëve tona. Mormonët besojnë se kisha e tyre është njësoj si kisha e hershme që Jezusi krijoi kur Ai ishte në tokë (shih Efesianëve 2:19–20, 4:11–14). Emri ‘mormon’ është një nofkë për shkak të besimit të Kishës te Libri i Mormonit (shkrim i shenjtë i lashtë që iu zbulua dhe u shënua nga profetët në Amerikë gjatë të njëjtës kohë kur po shkruhej Bibla në Botën e Lashtë).