mormon.org Në mbarë botën

Si lidhen thjeshtësia dhe dëlirësia? Si munden prindërit t’u mësojnë fëmijëve të tyre që të jenë të thjeshtë në veshje, gjuhë e sjellje?

Përgjigje Zyrtare

Thjeshtësia, gjuha dhe dëlirësia janë të gjitha të lidhura në atë që trupat tanë janë krijime të shenjta të bëra në shëmbëlltyrën e Perëndisë. Prandaj respektimi i kësaj dhurate të shenjtë do të thotë ta rezervosh intimitetin fizik për martesën midis një burri dhe një gruaje, duke e mbuluar trupin tonë siç duhet në veshje dhe duke përdorur për trupin një gjuhë që është gjithnjë lartësuese. Prindërit mund t’i mësojnë fëmijët e tyre se, kur tregojnë respekt për trupat e tyre në këtë mënyrë, ata mund të kualifikohen që të kenë përfitimet e pasjes së Frymës së Shenjtë me vete.