mormon.org Në mbarë botën

Si financohen aktivitetet e misionarëve mormonë?

Përgjigje Zyrtare

Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme përfshihet aktivisht në mësimdhënien e ungjillit të rivendosur të Jezu Krishtit. Aktualisht rreth 84.000 misionarë vullnetarë në mbarë botën ndajnë gëzimin që kanë gjetur tek ungjilli. Shumë prej tyre janë të rinj, njerëz beqarë që shërbejnë me kohë të plotë për 18 deri në 24 muaj me shpenzimet e tyre. Këta misionarë ndajnë një mesazh rreth Jezu Krishtit dhe Shlyerjes së Tij për të gjithë njerëzit. Ata japin mësim rreth planit të madh të shpëtimit të Atit tonë Qiellor, që u jep të gjithë njerëzve mundësinë të kthehen tek Ai.