mormon.org Në mbarë botën

Përse misionarët mormonë kthejnë në besim?

Përgjigje Zyrtare

Shpëtimtari u mësoi dishepujve të Tij: “Shkoni, pra, dhe bëni dishepuj nga të gjithë popujt" (Mateu 28:19). Si ndjekës të Kishës së Jezu Krishtit, anëtarët e Kishës së Tij janë entuziastë për shpalljen e lajmit të mirë të ungjillit të rivendosur të Tij te të gjithë ata që janë të gatshëm të mbajnë vesh.

Karlos E. Asai, një udhëheqës i Kishës, tha: “(Ka) një fenomen të mrekullueshëm që ndodh midis njerëzve kur drita e ungjillit e ndriçon jetën e tyre. Thuajse vetvetiu, me sa duket, drita e së vërtetës ndez një dëshirë për ta ndarë. Kur mendja jonë zgjerohet nga një njohuri e re, ne duam që të tjerët ta dinë; kur shpirti ynë lartësohet nga një ndikim qiellor, ne duam që të tjerët ta ndiejnë; dhe kur jeta jonë mbushet me mirësi, ne duam që të tjerët, veçanërisht ata që i duam, të gëzojnë përvoja të ngjashme".

Ju mund të keni parë misionarë që ngasin biçikleta ose ecin derë më derë duke ndarë mesazhin e tyre. Ata bëjnë gjithçka munden që të gjejnë njerëz të cilët mund të jenë të interesuar që të mësojnë më shumë rreth Jezu Krishtit dhe planit të Perëndisë për lumturinë e tyre. Ata shërbejnë në dyshe, sepse “çdo fjalë vërtetohet nga goja e dy ose tre dëshmitarëve" (Mateu 18:16). Misionarët ofrojnë një shërbim vullnetar kohëplotë për një periudhë prej tetëmbëdhjetë muajsh deri në dy vjet.