mormon.org Në mbarë botën

Përse e praktikonte më parë martesën me më shumë se një grua (poligaminë) kisha juaj?

Përgjigje Zyrtare

Në kohë të ndryshme, Zoti e ka urdhëruar popullin e Tij të praktikojë martesë me më shumë se një grua. Për shembull, Ai ia dha këtë urdhër Abrahamit, Isakut, Jakobit, Moisiut, Davidit dhe Salomonit (Doktrina e Besëlidhje 132:1). Herë të tjera Zoti ka dhënë udhëzime të tjera. Në Librin e Mormonit, Zoti i tha profetit Jakob: “Pasi nuk do të ketë ndonjë burrë mes jush që të ketë më shumë se një bashkëshorte; dhe, ai nuk do të ketë asnjë konkubinë … Pasi në qoftë se unë, thotë Zoti i Ushtrive, do ta rris farën për veten time, unë do ta urdhëroj popullin tim; përndryshe ata do t’u vënë veshin këtyre gjërave (Jakob [LiM] 2:27–30).

Në këtë periudhë ungjillore, Zoti i urdhëroi disa nga shenjtorët e hershëm të praktikonin martesën me më shumë se një grua. Profeti Jozef Smith dhe ata pranë tij, përfshirë Brigam Jangu dhe Hiber C. Kimball, u sfiduan nga ky urdhërim, por ata iu bindën. Udhëheqësit e Kishës e disiplinonin praktikën. Ata që hynin në të, duhej të ishin të autorizuar për ta bërë dhe martesat duhej të kryheshin nëpërmjet fuqisë vulosëse të priftërisë. Në 1890-n, Presidenti Uilford Udraf mori një zbulesë që udhëheqësit e Kishës duhej ta ndërprisnin dhënien mësim të praktikës së martesës me më shumë se një grua (Deklarata Zyrtare 1).

Ligji i Zotit për martesat është monogami përveç nëse ai urdhëron ndryshe për të ndihmuar të stabilizohet Shtëpia e Izraelit (shih Encyclopedia of Mormonism v. 3, f. 1091-1095).