mormon.org Në mbarë botën

Si është stili mormon i jetesës? Si jetojnë mormonët?

Përgjigje Zyrtare

Një nga arsyet më të mëdha përse jemi këtu në tokë, është që “të [kemi] gëzim" (2 Nefi 2:25). Lutja vetjake, studimi i shkrimeve të shenjta dhe marrja pjesë në kishë na ndihmon të kuptojmë më mirë se mënyra më e mirë për të gjetur gëzim dhe lumturi në këtë jetë është të dimë rreth planit të lumturisë të Atit Tonë Qiellor, ungjillit të Jezu Krishtit dhe të përpiqemi të mbajmë “ligjin" e Perëndisë (Fjalët e Urta 29:18). Familjet janë një pjesë thelbësore e Planit të Perëndisë dhe shumë nga ajo se si jetojmë përqendrohet te familjet tona. Ne duam ta ndajmë lumturinë që gëzojnë me cilindo që mundemi nëpërmjet shërbimit, punës misionare dhe duke kontribuar në shoqëri.