Përse mormonët nuk pinë kafe, çaj apo alkool? Cili është ligji i Kishës Mormone për shëndetin dhe dietën e përshtatshme?

Trupi ynë është një dhuratë e çmuar nga Perëndia. Për të na ndihmuar t’i mbajmë trupat dhe mendjet tona të shëndetshme dhe të forta, Perëndia i dha një ligj për shëndetin Jozef Smithit në vitin 1833. Ky ligj njihet si Fjala e Urtësisë (shih Doktrina e Besëlidhje 89:1–21).
Përveç theksimit të përfitimeve nga të ushqyerit e përshtatshëm dhe shëndeti fizik dhe shpirtëror, Perëndia ka folur kundër përdorimit të:
- Duhanit.
- Alkoolit.
- Kafesë dhe çajit.
- Drogave të paligjshme.
Perëndia premton bekime të mëdha fizike dhe shpirtërore për ata që ndjekin fjalën e Urtësisë. Sot, komuniteti shkencor nxit për disa prej po atyre parimeve që një Perëndi i dashur ia dha Jozef Smithit gati dy shekuj më parë.