mormon.org Në mbarë botën

Çfarë është Ligji i Dëlirësisë?

Përgjigje Zyrtare

Fuqia për të krijuar fëmijë është shumë e shenjtë. Ati ynë në Qiell ka urdhëruar që fuqia e shenjtë dhe privilegji për marrëdhënie seksuale të ushtrohet vetëm midis një burri dhe një gruaje që janë të martuar ligjërisht. Ky është ligji i dëlirësisë. Ai do të thotë se ne nuk duhet të kemi marrëdhënie seksuale përpara se të martohemi dhe, pasi jemi martuar, ne duhet të kemi marrëdhënie seksuale vetëm me bashkëshortin ose bashkëshorten tonë.

Mbajtja e ligjit të dëlirësisë sjell siguri, lumturi, paqe dhe respekt për veten. Ai thellon gjithashtu dashurinë e martesës dhe mbron familjet. Shkelja e këtij ligji është e rëndë. Por ata që e kanë shkelur, mund të marrin falje dhe paqe nëpërmjet pendimit dhe bindjes.

Perëndia dëshiron më të mirën për ju dhe për të gjithë fëmijët e Tij. Ndjekja e planit të Perëndisë për ruajtjen e intimitetit për martesë do t’ju ndihmojë ju dhe familjen tuaj të jeni të lumtur.