mormon.org Në mbarë botën

Kush ishte Jozef Smithi?

Përgjigje Zyrtare

Jozef Smith, i Riu, u lind në vitin 1805, në Sheron, Konteja e Uindsorit në Vermont, nga Jozef dhe Lusi Mak Smithi. Ai pati 10 vëllezër dhe motra. Prindërit e tij i mësuan të lutej, të lexonte Biblën dhe të kishte besim te Perëndia. Në moshën 14-vjeçare, si përgjigje të një lutjeje të zjarrtë, Jozefi pa Perëndinë, Atin, dhe Birin e Tij, Jezu Krishtin, në Vegimin e tij të Parë. Në moshën 17-vjeçare, Jozefit filluan t’i vinin lajmëtarë qiellorë që e përgatitën për rolin e tij në Rivendosjen e Kishës së Jezu Krishtit në tokë. Ai ishte një profet, njësoj si Moisiu, Isaia dhe të tjerë në kohët biblike. Ai u forcua nga Perëndia për të përmbushur misionin e Tij ashtu siç ishte Jeremia, i cili tha: “‘Mjerisht, o Zot, Zot, unë nuk di të flas, sepse jam një djalosh’. Por Zoti më tha: ‘Mos thuaj: Jam një djalosh’, sepse ti do të shkosh te të gjithë ata te të cilët do të të dërgoj unë dhe do t’u thuash tërë ato që do të urdhëroj.…" (Jeremia 1:6–7).