mormon.org Në mbarë botën

Përse është e rëndësishme që ne të kujdesemi për trupat tanë? Përse trupat tanë quhen në Bibël tempuj të Perëndisë?

Përgjigje Zyrtare

Njeriu përbëhet nga dy pjesë: një trup i vdekshëm dhe një shpirt i pavdekshëm. Zoti e quan trupin tonë ‘tabernakull’ ose ‘tempull’ përderisa ai është vendbanimi i përkohshëm i shpirtit tonë të përjetshëm (shih Libri i Mormonit, Mosia 3:5; 1 Korintasve 3:16). Gjersa fryma e trupi së bashku janë shpirti i njeriut (shih Doktrina e Besëlidhje 88:15), ajo që ndikon njërën ndikon dhe tjetrin. Duke u kujdesur për trupin tonë ne e bëjmë “tabernakullin" tonë një shtëpi të pranueshme për shpirtin tonë. Duke e ndotur trupin tonë me droga, duhan apo ushqime të pashëndetshme ndikohet negativisht [edhe] shpirti ynë.