mormon.org Në mbarë botën

Përse mormonët nuk kanë klerikë të paguar?

Përgjigje Zyrtare

Anëtarët janë të organizuar në bashkësi vendore që quhen lagje ose degë. Këto bashkësi janë të organizuara gjeografikisht dhe anëtarët marrin pjesë në një lagje ose degë pranë shtëpisë së tyre. Bashkësitë takohen së bashku të dielave për të adhuruar. Udhëheqësi i një bashkësie është një peshkop ose president dege. Ai nuk paguhet për shërbimin e tij, por e dhuron kohën e vet për t’i shërbyer bashkësisë.

Anëtarët thirren nga udhëheqësit e tyre për të shërbyer në poste të ndryshme në bashkësinë e tyre. Udhëheqësit kërkojnë udhërrëfim hyjnor kur bëjnë thirrje të tilla. Postet ku mund të thirret dikush përfshijnë mësuesit, udhëheqësit e të rinjve, të rejave, nëpunësit etj. Shërbimi i një anëtari i bekon të tjerët dhe ofron mundësi që anëtari të mësojë dhe të rritet.

Një lagje ose degë është një komunitet ku anëtarët krijojnë miqësi dhe e ndihmojnë njëri-tjetrin. Anëtarët përpiqen të ndjekin mësimet e një profeti të lashtë që na mësoi se kur pagëzohemi, ne “[mbajmë] barrat e njëri-tjetrit, që ato të mund të jenë të lehta" dhe “[vajtojmë] me ata që vajtojnë; po, dhe [ngushëllojmë] ata që kanë nevojë të ngushëllohen" (Libri i Mormonit, Mosia 18:8–9).

Nëpërmjet shërbimit, anëtarët ngrenë barrët e njëri-tjetrit dhe shprehin dashurinë e tyre.