mormon.org Në mbarë botën

Përse disa e quajnë mormonizmin një kult?

Përgjigje Zyrtare

Një përkufizim i renditur për ‘kultin’ në fjalorin e Webster-it është: “një fe që nuk është siç e do zakoni (jo ortodokse)". Ngaqë rrënjët e mormonizmit nuk janë një degë nga kishat katolike apo protestante, është parë nga disa si “jo ortodokse". Për shembull, përkufizimi i SHDM për Kreun-Perëndi ndryshon nga Besimi i Nikesë pranuar nga shumica e kishave katolike ose protestante. Emërtimi “kult" përdoret zakonisht nga kundërshtarët e Kishës në përpjekje për ta kritikuar apo diskredituar Kishën. Sidoqoftë, ndonjëherë është thjesht çështje karakterizimi që është rritur me kohë nga mungesa e kuptimit. Të tilla keqkuptime shpesh zhduken kur njerëzit fillojnë ta kuptojnë tërësinë e asaj që Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme jep vërtet mësim dhe beson. Që Jezusi është Krishti, Biri i Perëndisë, dhe që Ai është Shpëtimtari dhe Shëlbuesi i botës të cilin ne e duam dhe e adhurojmë. Kur njerëzit fillojnë t’i shohin dhe t’i dallojnë këto gjëra rreth mormonëve, atëherë opinioni i tyre për Kishën zakonisht ndryshon dhe besimet e vjetra zëvendësohen me një kuptim të ri.