mormon.org Në mbarë botën

Si janë shërbimet e kishës mormone? A lejohen vizitorë në mbledhjet e kishës? A mund të marr pjesë unë në kishë?

Përgjigje Zyrtare

Shërbesa jonë e parë e adhurimit familjar quhet mbledhje e sakramentit. Kjo mbledhje bëhet në kishat tona të dielën dhe vazhdon afërsisht 70 minuta. Vizitorët janë të mirëpritur të marrin pjesë. Për familjet është e zakonshme të marrin pjesë dhe ne jemi mësuar të kemi fëmijë si pjesë të bashkësisë.

Një mbledhje e zakonshme do të përfshinte sa vijon:

  • Himne: Këngë fetare të kënduara nga bashkësia (librat e himneve janë të siguruara).
  • Lutjet: Jepen nga anëtarët e Kishës vendore.
  • Marrja e sakramentit (kungata): Sakramenti përbëhet nga buka dhe uji të përgatitur, që bekohen dhe përcillen nga mbajtës të priftërisë te të pranishmit që duan ta marrin.
  • Folësit: Zakonisht një mbledhje do të ketë dy ose tre folës të caktuar.

(Shënim: Ne nuk përcjellim një pjatë ose nuk kërkojmë dhurime si pjesë e shërbimeve tona të adhurimit.)

Vizitorët janë gjithashtu të mirëpritur të marrin pjesë në mbledhje të tjera të së dielës që paraprijnë ose pasojnë mbledhjen e sakramentit:

  • Klasa të Shkollës të së Dielës ofrohen për çdo grupmoshë, duke filluar me 12 vjeçarët.
  • Mbledhjet e Fillores përbëhen nga shërbime të një grupi dhe klasa të orientuara sipas moshës për fëmijë nga 3 deri në 11 vjeç.
  • Një çerdhe është në dispozicion për fëmijë të vegjël, nga mosha 18 muajsh deri në tre vjeç.
  • Mbledhjet e Të Rejave japin mësime për ato nga mosha 12 deri në 17 vjeç.
  • Mbledhja e Shoqatës së Ndihmës është për gra, nga mosha 18 vjeç e lart.
  • Mbledhjet e priftërisë japin mësime të orientuara sipas moshës për meshkuj 12 vjeç e lart.