mormon.org Në mbarë botën

Përse u kërkohet mormonëve t’i dhurojnë 10% të të ardhurave të tyre Kishës së tyre?

Përgjigje Zyrtare

Gordon B. Hinkli, Presidenti i mëparshëm i Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, ka thënë: “Burimi ynë kryesor i të ardhurave është ligji i lashtë i së dhjetës. Njerëzit tanë priten që të paguajnë 10 përqind të të ardhurave të tyre për të çuar përpara punën e Kishës. Gjëja e shquar dhe e mrekullueshme është se ata e bëjnë këtë. E dhjeta nuk është dhe aq çështje parash sesa është një çështje besimi. Ajo bëhet një privilegj dhe mundësi, jo një barrë. Njerëzit tanë besojnë te fjala e Perëndisë siç paraqitet në librin e Malakias, që Zoti do t’i hapë pragjet e qiellit dhe do të derdhë bekime sa nuk do të ketë vend të mjaftueshëm për t’i vendosur (Malakia 3:8–10). Emocionuese dhe prekëse është dëshmia e shenjtorëve të ditëve të mëvonshme kudo në botë lidhur me këtë ligj të Zotit për financimin e punës së Tij".