mormon.org Në mbarë botën

Cili është ndryshimi midis pjesëmarrjes në kishë dhe pjesëmarrjes në tempull?

Përgjigje Zyrtare

Kishat tona janë vende publike të përkushtuara të adhurimit ku mormonët e vizitorët mund të takohen për t’u lutur, për të studiuar shkrimet e shenjta, për të marrë sakramentin dhe për të vazhduar të mësojnë përgjegjësitë e tyre si fëmijë të Perëndisë. Tempulli është pikërisht siç ka qenë gjatë gjithë historisë “shtëpia e Zotit" (shih 1 Mbretërve 6:1, 37). Qëllimi kryesor i tempullit është të sigurojë një vend të përkushtuar kur mund të kryhen ordinanca të shenjta, të nevojshme për jetën e përjetshme. Nga natyra e vet e shenjtë, pjesëmarrja në tempull është e kufizuar për mormonët që u binden urdhërimeve të Perëndisë dhe prandaj janë të denjë të hyjnë.