mormon.org Në mbarë botën

Çfarë besojnë mormonët se na ndodh pasi vdesim? Çfarë besojnë mormonët rreth jetës pas vdekjes?

Përgjigje Zyrtare

Vdekja nuk është fundi. Vdekja është vërtet një fillim – një hap tjetër përpara në planin e Atit Qiellor për fëmijët e Tij. Një ditë, si gjithkush tjetër, trupi juaj fizik do të vdesë. Por shpirti juaj nuk vdes, ai shkon në botën e shpirtrave, ku do të vazhdoni të mësoni e të përparoni dhe mund të jeni me të dashurit tuaj që kanë vdekur.

Vdekja është një hap i nevojshëm në përparimin tuaj, ashtu siç ishte lindja juaj. Disa kohë pas vdekjes suaj, shpirti juaj dhe trupi juaj do të ribashkohen – për të mos u ndarë më. Kjo është quajtur ringjallje, dhe ajo u bë e mundur nga vdekja dhe Ringjallja e Jezu Krishtit (shih 1 Korintasve 15:20–22).