mormon.org Në mbarë botën

A janë mormonët të krishterë?

Përgjigje Zyrtare

Gordon B. Hinkli, President i mëparshëm i Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme (1995–2008), tha:

“Ne jemi të krishterë në kuptimin më të vërtetë dhe ajo po vjen duke u njohur gjithnjë e më gjerësisht. Njëherë e një kohë njerëzit kudo thoshin se ne nuk jemi të krishterë. Ata kanë arritur të njohin se ne jemi dhe se ne kemi një fe shumë vitale dhe dinamike bazuar në mësimet e Jezu Krishtit. Ne, sigurisht, e pranojmë Jezu Krishtin si Udhëheqësin tonë, Mbretin tonë, Shpëtimtarin tonë … figurën mbizotëruese në historinë e botës, Njeriun e vetëm të përsosur që eci ndonjëherë në tokë, Birin e gjallë të Perëndisë së gjallë. Ai është Shpëtimtari dhe Shëlbuesi ynë nëpërmjet sakrificës së të cilit ka ardhur mundësia për jetë të përjetshme. Anëtarët e Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme luten dhe adhurojnë në emrin e Jezu Krishtit. Ai është qendra e besimit tonë dhe kreu i Kishës sonë. Libri i Mormonit është një Dëshmi Tjetër e Jezu Krishtit dhe dëshmi e hyjnisë së Tij, jetës së Tij dhe Shlyerjes së Tij."