mormon.org Në mbarë botën

Përse nuk e mbajnë priftërinë gratë në Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme? Si udhëheqin gratë mormone në Kishë?

Përgjigje Zyrtare

Gordon B. Hinkli, profet i mëparshëm i Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, tha:

“Gratë nuk mbajnë priftëri pasi Zoti e ka vendosur në atë mënyrë. Është pjesë e programit të Tij. Gratë kanë një vend shumë të spikatur në këtë Kishë. Burrat mbajnë detyrat e priftërisë së Kishës. Por gratë kanë një vend shumë të rëndësishëm në këtë Kishë. Ato kanë organizatën e tyre. Ajo filloi në 1842-shin nga Profeti Jozef Smith, e quajtur Shoqata e Ndihmës, ngaqë qëllimi i saj fillestar ishte të administronte ndihmën për ata në nevojë. Ajo u rrit për të qenë, mendoj unë, organizata … më e madhe në botë… Ato kanë zyrat e tyre, presidencën e tyre, trupën e tyre drejtuese. Kjo shkon deri poshtë te njësia më e vogël e Kishës kudo në botë …

Burrat mbajnë priftërinë, po. Por gruaja ime është shoqja ime. Në këtë Kishë burri as ecën përpara gruas së tij as pas gruas së tij, por në krah të saj. Ata janë të barabartë së bashku në këtë jetë në një sipërmarrje madhështore."

  • Ne gratë në Kishë jemi me fat që e dimë se kemi një vend të veçantë në planin e Perëndisë, dhe ky vend e funksion është i plotë dhe i përsosur që të jemi në gjendje të marrim lumturi në një familje dhe për përjetësi. Ne mund të jemi bashkëshorte, shoqe, këshilltare të një burri i cili mban priftërinë, dhe të diçkaje të pashoqe, të mrekullueshme dhe të veçantë, me të cilën ne e lidhim veten me Atin tonë Qiellor: të jemi nëna; prandaj ne mund t’u japim një trup fizik fëmijëve shpirtërorë të Perëndisë dhe të kemi përvojën e jashtëzakonshme për t’i pasur ata brenda barkut tonë, duke i ushqyer ata, duke i rritur ata dhe duke i mësuar ata në këtë jetë, në mënyrë që ata të mund të jenë qenie të mbështetur te vetja e të lumtura. Çfarë gëzimi i madh!!! Jam e lumtur që jam një grua dhe nënë. Shfaq më shumë

Asnjë Rezultat