mormon.org Në mbarë botën

Çfarë besojnë mormonët rreth Frymës së Shenjtë? Kush është Fryma e Shenjtë?

Përgjigje Zyrtare

Fryma e Shenjtë është një anëtar i Kreut-Perëndi, bashkë me Perëndinë, Atin, dhe Birin e Tij, Jezu Krishtin. Fryma e Shenjtë është një në qëllim me Atin dhe Birin, por është një qenie e ndarë. Nëpërmjet Jozef Smithit, Zoti zbuloi:

Fryma e Shenjtë nuk ka një trup prej mishi e kockash, por është një personazh i Shpirtit. Po të mos ishte kështu, Fryma e Shenjtë nuk mund të banonte në ne. (Doktrina e Besëlidhje 130:22)

Misioni i veçantë i Frymës së Shenjtë është të dëshmojë për Atin dhe Birin, të zbulojë të vërtetën (Libri i Mormonit, Moroni 10:4,5), të na ngushëllojë (Gjoni 14:26), dhe të na shenjtërojë. Ai është një drejtues dhe mësues hyjnor.

Asnjë Rezultat