mormon.org Në mbarë botën

Çfarë është Fjala e Urtësisë rreth së cilës flasin mormonët?

Përgjigje Zyrtare

Trupi ynë është një dhuratë e çmuar nga Perëndia. Për të na ndihmuar t’i mbajmë trupat dhe mendjet tona të shëndetshme dhe të forta, Perëndia i dha Jozef Smithit në vitin 1833 një ligj për shëndetin. Ky ligj njihet si Fjala e Urtësisë (shih Doktrina e Besëlidhje 89:1-21).

Përveç theksimit të përfitimeve nga të ushqyerit e përshtatshëm dhe shëndetit fizik e shpirtëror, Perëndia ka folur kundër përdorimit të:

  • Duhanit.
  • Alkoolit.
  • Kafesë dhe çajit.
  • Drogave të paligjshme.

Perëndia premton bekime të mëdha fizike dhe shpirtërore për ata që ndjekin Fjalën e Urtësisë. Sot, komuniteti shkencor nxit disa prej po atyre parimeve që një Atë i dashur ia dha Jozef Smithit gati dy shekuj më parë.

  • Shfaq më shumë

  • Si një doktoreshë e specializuar në ushqyerje dhe diabet, unë besoj se është detyra ime të dëshmoj, nga zemra dhe nga mendja ime, se Fjala e Urtësisë është një urdhërim që iu dha nga Perëndia Jozef Smithit, profetit të Rivendosjes. Shumë njerëz do të thonë: “Ato janë këshilla të mira për një jetë të shëndetshme”, por unë them: “Jo! Është më shumë se kaq: është zbulesë e pastër nga qiejt!! Është njohuri e pastër nga Perëndia, gjatë një kohe (shekullit të 19-të), kur njohuria e njeriut ishte kaq e kufizuar saqë asnjë njeri nuk mund ta kishte përfytyruar ndonjëherë – për shembull – se ngrënia me tepri e mishit të një kafshe në vend të proteinave nga perimet (të tilla si, për shembull, bathët), dhe përdorimi i duhanit, mund të çonte – midis shkaqeve të tjera – në shkaktimin e 2/3 të patologjive kronike dhe madje vdekjes anekënd botës!!! Ashtu si sëmundjet kardiovaskulare dhe kanceri!” Dhe ashtu si kjo, në punën time si doktoreshë për 27 vite, unë mund të shoh natyrën hyjnore të këtij urdhërimi të marrë nëpërmjet Profetit Jozef Smith, dhe të shoh të ndryshojë jeta e atyre njerëzve që vijnë të kërkojnë këshillë mjekësore, dhe t’u jap atyre ndihmë bazuar në njohurinë e ndërthurur që kam fituar; ndiej gëzim çdo herë që një pacient, në procesin e përmirësimit të stilit të tij të jetesës, përmirësohet nga gjendja e tij e dhjamosjes, diabetit ose dislipidemisë, bëhet një person plot jetë, i shëndetshëm dhe i lumtur. Shfaq më shumë

Asnjë Rezultat