mormon.org Në mbarë botën

Çfarë bekimesh mund të merrni nga leximi i Librit të Mormonit, Bibla dhe shkrime të tjera të shenjta?

Përgjigje Zyrtare

Ndërsa studioni shkrimet e shenjta, ju do të afroheni më shumë me Perëndinë dhe do të jeni më i aftë të jetoni drejtësisht. Studimi i shkrimeve të shenjta do t’ju sjellë më shumë gëzim, shpresë dhe kuptim të planit të Perëndisë dhe të vendit tuaj në atë plan.

Jezu Krishti ju fton të “ushqeh[eni] me bollëk" me fjalët e Tij (Libri i Mormonit, 2 Nefi 32:3). Kjo do të thotë më shumë sesa të lexuarit rastësor të shkrimeve të shenjta. Do të thotë t’i studiosh ato, t’i përsiatësh ato, të krahasosh vargje, të mësosh fragmente përmendsh, t’i fusësh në zemër, të gëzohesh në to.

Ndërsa ushqehemi me bollëk me shkrimet e shenjta, duke i kërkuar Perëndisë plot lutje për kuptim, Fryma e Shenjtë do t’ju lejojë të dini se ato janë të vërteta (shih Libri i Mormonit, Moroni 10:4,5). Ju do të afroheni më pranë Perëndisë. Besimi dhe dashuria për Jezu Krishtin do të rriten. Po kështu edhe dëshira juaj për të bërë mirë dhe për të qenë si Ai.

  • Është aq e lehtë të mbërthehesh në garën pa kokë të jetës dhe ndonjëherë të shpërfillësh atë që vërtet i sjell bekime ‘jetës’. Ky artikull i vogël më ka ndihmuar shumë për përparësitë e mia. CELULARI PËRBALLË SHKRIMIT TË SHENJTË Unë pyes veten çfarë do të ndodhte nëse do t’i trajtonim shkrimet tona të shenjta siç i trajtojmë celularët tanë? Po sikur t’i mbanim me vete në çantat apo xhepat tanë? Po sikur të ktheheshim për t’i marrë nëse do t’i harronim? Po sikur t’i shfletonim disa herë në ditë? Po sikur të kalonim një orë ose më shumë duke i përdorur çdo ditë? Po sikur të merrnim mesazhe? Po sikur t’i trajtonim si të mos jetonim dot pa to? Po sikur t’ua jepnim fëmijëve të tjerë si dhurata? Po sikur t’i përdornim ndërsa udhëtojmë? Po sikur t’i përdornim në rastin e një urgjence? Kjo është diçka që do t’ju bënte të thoshit… “Mmm… Plako… ku janë shkrimet e mia të shenjta”? Ndryshe nga celulari ynë: Një Plan u përshtatet të gjithëve. Ka përdorim të pakufizuar. Nuk ka pagesa kur del jashtë shtetit. Keni gjithmonë valë. Mund ta përdorni në male dhe në tunel. Është falas pa kosto të fshehta. DHE nuk keni për t’u shqetësuar kurrë se mos shkrimet tuaja të shenjta shkëputen pasi KRISHTI e ka paguar tashmë faturën! Shfaq më shumë

Asnjë Rezultat