mormon.org Në mbarë botën

Çfarë besojnë mormonët mbi familjen?

Përgjigje Zyrtare

Te “Familja: Një Proklamatë drejtuar Botës" janë formuluar shumë bindje mormone rreth familjes. Një nga besimet thelbësore të Kishës së Jezu Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme është se lidhjet familjare mund të vazhdojnë përgjithmonë – jo vetëm në këtë jetë.

Ashtu si disa nga gëzimet më të ëmbla të jetës mund të vijnë nëpërmjet shoqërimeve familjare, humbja e një anëtari të dashur të familjes mund të jetë burim i pikëllimeve tona më të thella.

Por vdekja nuk ka pse të jetë fundi i marrëdhënieve tona me ata që i duam fort. Zoti i zbuloi Profetit Jozef Smith se “po ai shoqërim që ekziston mes nesh këtu, do të ekzistojë mes nesh atje [në përjetësi], veçse do të jetë me lavdi të përjetshme" (Doktrina e Besëlidhje 130:2).

Anëtarët e familjes që e pranojnë Shlyerjen e Jezu Krishtit dhe e ndjekin shembullin e Tij, mund të jenë së bashku përgjithmonë nëpërmjet ordinancave të shenjta që kryhen në tempujt e shenjtë të Perëndisë. Jezusi i dha Pjetrit fuqinë që t’i vuloste gjërat në tokë dhe t’i vuloste në qiell (Mateu 16:19). Po kjo fuqi vulosëse u rivendos te Jozef Smithi. Mormonët besojnë se ata mund të “vulosen" ose të lidhen së bashku nëpërmjet fuqisë së Tij duke u mundësuar atyre që të jetojnë së bashku në përjetësi.