mormon.org Në mbarë botën

A e konsiderojnë mormonët Biblën si Shkrim të Shenjtë dhe fjalën e Perëndisë?

Përgjigje Zyrtare

Mormonët e besojnë, e nderojnë dhe e duan Biblën e Shenjtë. Ne e shohim atë si anal të fuqishëm, të rëndësishëm, hyjnor e të shenjtë që shërben si gur themeli i gjithë krishterimit. Bibla është e pasur në histori, doktrinë, ngjarje, predikime dhe dëshmi të cilat dëshmojnë të gjitha se Jezu Krishti është Biri Hyjnor i Atit tonë Qiellor. Bibla është fjala e Perëndisë dhe erdhi nga shkrimet e njerëzve të shenjtë të Perëndisë siç janë shtyrë nga Fryma e Shenjtë (shih 2 Pjetër 1:20–21). Nëpërmjet të njëjtit proces ne kemi Shkrim të Shenjtë shtesë, përfshirë Librin e Mormonit, i cili mbështet dhe lartëson Biblën.