mormon.org Në mbarë botën

Si mund ta di se mormonizmi është i vërtetë?

Përgjigje Zyrtare

Perëndia është burimi i gjithë së vërtetës. Ai ju do dhe do që t’u përgjigjet pyetjeve tuaja. Ai do t’ju ndihmojë të dalloni të vërtetën kur e kërkoni sinqerisht atë dhe i kërkoni Atij për udhërrëfim. Ju mund ta dini se ajo që po mësonit është e vërtetë (shih Jakob [Bibël] 1:5–6; Libri i Mormonit, Moroni 10:4–5).

  • Lutiuni sinqerisht Atit tuaj Qiellor. Kërkojini Atij nëse ajo që po mësoni është e vërtetë.
  • Vazhdoni të studioni dhe të shqyrtoni me kujdes atë që po mësoni.
  • Mbani vesh me zemrën tuaj për ndjesi të ëmbla frymëzimi nga Fryma e Shenjtë, që do të pëshpëritë të vërtetën në shpirtin dhe mendjen tuaj.
  • Ndiqni urdhërimet e Perëndisë që të mund të ndieni ndikimin Frymës së Shenjtë.

Ju mund të keni përjetuar ndjesi paqeje, shprese, ngushëllimi ose lumturie ndërsa lexonit. Nëse është kështu, ju e keni ndier tashmë Frymën e Shenjtë që ju tregon se këto gjëra janë të vërteta.