mormon.org Në mbarë botën

Çfarë besojnë mormonët lidhur me doktrinën e hirit?

Përgjigje Zyrtare

Profeti Jozef Smith na mësoi: ‘Prandaj ju shfajësoheni nga besimi dhe veprat, nëpërmjet hirit…’ (shih PJS Romakëve 4:16). Libri i Mormonit na mëson: ‘Pasi ne punojmë me zell që të shkruajmë, të bindim fëmijët tanë dhe gjithashtu vëllezërit tanë të besojnë në Krisht dhe të pajtohen me Perëndinë; pasi ne e dimë se ne shpëtohemi nëpërmjet hirit, pas gjithçkaje që ne mund të bëjmë.’2 Nefi 25:23). Libri i Mormonit shton: ‘E gjitha që ne mund të bënim … ishte të pendoheshim për të gjitha mëkatet … tona’ (Alma 24:11). Një profet i Librit të Mormonit i quajtur Lehi, na mësoi: ‘Nuk ka mish që mund të banojë në prani të Perëndisë, veçse nëpërmjet meritave dhe mëshirës dhe hirit të Mesias së Shenjtë’ (2 Nefi 2:8).