mormon.org Në mbarë botën

Çfarë është mormonizmi? OSE Çfarë besojnë mormonët?

Përgjigje Zyrtare

Kur Jezu Krishti jetoi në tokë, Ai e organizoi Kishën e Tij që të gjithë njerëzit të mund të merrnin ungjillin e Tij dhe të ktheheshin një ditë të jetonin me Perëndinë, Atin tonë Qiellor. Pasi Jezu Krishti vdiq, u ringjall dhe u ngrit në qiell, Apostujt e Tij vazhduan të merrnin zbulesë nga Ai nëpërmjet Frymës së Shenjtë mbi mënyrën se si ta drejtonin punën e Kishës së Tij. Sidoqoftë, pasi ata u vranë, anëtarët i ndryshuan mësimet e Kishës që Ai kishte themeluar. Ndërsa shumë njerëz të mirë dhe disa të vërteta mbetën, kjo Braktisje ose rënie e përgjithshme nga e vërteta shkaktoi tërheqjen e Kishës nga toka (2 Thesalonikasve 2:1–3; Veprat e Apostujve 20:29–30). Apostulli Pjetër profetizoi se Jezusi do ta rivendoste Kishën e Tij përpara Ardhjes së Tij të Dytë (Veprat e Apostujve 3:19–21).

Jezu Krishti filloi ta rivendoste Kishën e Tij në plotësinë e saj në tokë nëpërmjet Profetit Jozef Smith në 1820-ën. Ajo është rritur për t’u bërë një Kishë mbarëbotërore me më shumë se 15 milionë anëtarë. Ajo ka të njëjtat mësime dhe organizim bazë si Kisha e krijuar nga Jezusi në kohët e Dhiatës së Re.