mormon.org Në mbarë botën

A mund të më tregoni rreth zakoneve mormone: si visheni për në kishë, çfarë festash festoni etj.?

Përgjigje Zyrtare

Anëtarët që marrin pjesë në shërbesat e së dielës, me shumë gjasa do të vishen me veshjet “më të mira të së dielës", që mund të përfshijnë kostume, xhaketa dhe kravata për burrat dhe fustane ose funde modeste për gratë. Fëmijët gjithashtu vishen zakonisht me rrobat më të mira për të dielën.

Anëtarët e Kishës festojnë Krishtlindjen dhe Pashkën, duke i konsideruar këto dy ngjarje si ditët më të rëndësishme shpirtërore në histori për shkak të lindjes, vuajtjes, vdekjes dhe Ringjalljes së Jezu Krishtit.

Anëtarët e Kishës gjithashtu festojnë festa rajonale dhe kombëtare të vendeve ku ata jetojnë. Anëtarët e Kishës gjithashtu festojnë ditëlindje, përvjetorë dhe ngjarje të ngjashme.