mormon.org Në mbarë botën

Te kush duhet të kemi besim?

Përgjigje Zyrtare

Me qëllim që të afroheni më shumë tek Ati Qiellor dhe të merrni të gjitha bekimet që Ai ka për ju, ju duhet së pari të formoni besim në Zotin Jezu Krisht. Apostulli Pjetër dha mësim se “nuk ka asnjë emër tjetër nën qiell që u është dhënë njerëzve dhe me anë të të cilit duhet të shpëtohemi" (Veprat e Apostujve 4:12).

Besimi në Perëndi është më shumë sesa një besim teorik tek Ai. Të kesh besim në Perëndi është t’i besosh Atij, të kesh mirëbesim tek Ai dhe të jesh i gatshëm të veprosh sipas besimit tënd tek Ai. Ai është një parim veprimi dhe fuqie.