mormon.org Në mbarë botën

Cilat janë disa gjëra që ju tregojnë se ka një Perëndi?

Përgjigje Zyrtare

Perëndia ka ofruar shumë të dhëna mbi ekzistencën e Tij. Një nga këto është dëshmia e krijimeve të Tij: “Qiejtë tregojnë lavdinë e Perëndisë dhe kupa qiellore shpall veprën e duarve të tij" (Psalmeve 19:1). A e keni parë ndonjëherë me druajtje qiellin e natës me miliardat e tij me yje? Ose a i keni studiuar hollësitë e ndërlikuara të një gjetheje ose luleje? Ose a jeni mahnitur me mrekullinë e një foshnjeje të vockël të porsalindur? Këto krijime të mrekullueshme të ndërlikuara nuk u bënë rastësisht. Ato janë krijime të Perëndisë, të Atit tuaj Qiellor. Ato mund t’ju kujtojnë për ekzistencën e Tij dhe dashurinë e Tij për fëmijët e Tij. Një profet i lashtë shpalli: “Të gjitha gjërat tregojnë se ka një Perëndi; po, madje edhe toka… edhe lëvizja e saj, po, dhe gjithashtu të gjithë planetët të cilët lëvizin në mënyrën e tyre të rregullt, dëshmojnë se ka një Krijues Suprem" (Libri i Mormonit, Alma 30:44).