mormon.org Në mbarë botën

Si mundet besimi në Jezu Krisht të ndikojë në martesat dhe marrëdhëniet tona familjare? në miqësitë tona?

Përgjigje Zyrtare

Një martesë e suksesshme kërkon besim – edhe te Perëndia edhe besim te njëri-tjetri. Besimi në Perëndi është më shumë se një besim teorik tek Ai. Të kesh besim në Perëndi është të mirëbesojmë tek Ai, të kemi siguri tek Ai dhe të jemi të gatshëm të veprojmë sipas besimit tonë tek Ai. Ai është një parim veprimi.

Besimi i përbashkët në Perëndi mund t’i lidhë çiftet e martuara dhe familjet së bashku në një zotim për vlerat e përbashkëta. Ai mund t’u japë forcë për të kapërcyer pengesa që ndryshe mund t’i dëmtojnë këto marrëdhënie të rëndësishme.

Në martesa të suksesshme, çiftet i mirëbesojnë njëri-tjetrit. Dhe ata përpiqen të tregohen të denjë ndaj mirëbesimit të bashkëshortit/es së tyre. Çdo marrëdhënie martesore apo familjare e fortë duhet të jetë e bazuar në besim të ndërsjellë dhe vërtetësi.

Besimi te njëri-tjetri, ashtu si besimi te Perëndia, mund t’i ndihmojë çiftet dhe familjet të përballen me pasiguri dhe të jetojnë sipas pritshmërish të larta.