mormon.org Në mbarë botën

Çfarë bekimesh mund të marrim me anë të dhuratës së Frymës së Shenjtë?

Përgjigje Zyrtare

Fryma e Shenjtë mund ta bekojë jetën tuaj në shumë mënyra. Krishti u premtoi Apostujve të Tij se Fryma e Shenjtë do “t’ju mësojë çdo gjë" (Gjoni 14:26) dhe do “t’ju prijë në çdo të vërtetë" (Gjoni 16:13). Ai gjithashtu tha se Fryma e Shenjtë “do të dëshmojë për mua" (Gjoni 15:26).

Po kështu, Fryma e Shenjtë mund t’ju ndihmojë ju. Nëpërmjet frymëzimit nga Fryma e Shenjtë, ju mund të dalloni dhe të kuptoni të vërtetën dhe të bëni zgjedhje të drejta dhe vendime të frymëzuara.

Fryma e Shenjtë mund t’ju frymëzojë me mendime dhe ide, t’ju paralajmërojë dhe t’ju ngushëllojë në kohë hidhërimi.

Ju tashmë mund ta keni ndierë ndonjëherë ndikimin e Tij gjatë jetës suaj. Ai ndikim përfshin “dashuri[në, gëzimi[n] [dhe] paq[en]" (Galatasve 5:22).]

Thuajse secili e ka ndier Frymën e Shenjtë për një kohë. Por ka një ndryshim midis të përjetuarit të një ndikimi të rastit të Frymës së Shenjtë dhe marrjes së dhuratës së Frymës së Shenjtë.

Edhe pse Fryma e Shenjtë mund ta ngushëllojë dikë përkohësisht ose t’u zbulojë të vërtetën atyre, dhurata e Frymës së Shenjtë rezervohet për ata që janë pagëzuar dhe konfirmuar në Kishën e Krishtit. Kjo dhuratë është privilegji i të gëzuarit të shoqërimit të përhershëm të Frymës së Shenjtë, e kushtëzuar me mbajtjen e urdhërimeve.

Dhurata e Frymës së Shenjtë jepet kur një person konfirmohet anëtar i Kishës pas pagëzimit nga dikush që ka autoritetin e priftërisë nga Perëndia. Ajo jepet nga një person që ka autoritetin duke vendosur duart mbi kokën e personit që është pagëzuar dhe duke i dhënë një bekim për të marrë Frymën e Shenjtë. (Veprat e Apostujve 8:14–18). Nëse e marrim apo jo këtë dhuratë të madhe varet nga mbajtja prej nesh e urdhërimeve të Perëndisë.