mormon.org Në mbarë botën

Si janë gratë mormone? A besojnë mormonët në barazinë midis burrave dhe grave?

Përgjigje Zyrtare

Apostulli Pal na mësoi se: “Gjithsesi në Zotin as burri s’është pa gruan, as gruaja pa burrin" (1 Korintasve 11:11). Në sytë e Perëndisë dhe në marrëdhënien martesore, burri dhe gruaja janë njësoj të rëndësishëm.

Me planifikim hyjnor, baballarët duhet të mbikëqyrin dhe mësojnë familjet e tyre në dashuri dhe drejtësi. Ata duhet të sigurojnë gjërat e nevojshme për jetën e mbrojtjen e familjeve të tyre. Nënat janë para së gjithash përgjegjëse për edukimin e fëmijëve të tyre. Në këto përgjegjësi të shenjta, baballarët dhe nënat duhet të ndihmojnë njëri-tjetrin si partnerë të barabartë. (Marrë nga “Familja: Një Proklamatë Drejtuar Botës" që u shkrua nga dymbëdhjetë Apostujt bashkëkohorë nëpërmjet frymëzimit nga Zoti).

Të dy prindërit duhet të përfshihen në kujdesin dhe disiplinën e fëmijëve. Është e rëndësishme të bihet dakord për qëllimet e familjes dhe të ketë gatishmëri të punohet për to me fëmijët e tyre. Nëse prindërit nuk janë në harmoni dhe nuk kanë respekt të ndërsjelltë, fëmijët mund të bëhen të çoroditur dhe të humbasin besimin te prindërit e tyre. Të dy prindërit duhet të jenë të bashkuar dhe të përfshirë ngushtësisht në edukimin e fëmijëve të tyre.