mormon.org Në mbarë botën

Si mund të bëhem anëtar i Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme (Kishës Mormone)?

Përgjigje Zyrtare

Ndërsa mësoni më shumë rreth ungjillit të Jezu Krishtit, ju mund të përjetoni ndjenja paqeje, ngushëllimi apo lumturie. Disa janë shprehur se kanë ndier një afërsi me të vërtetat që u janë mësuar dhe i ndiejnë ato si të jenë duke ardhur në shtëpi. Ju po ndieni ndikimin e Frymës së Shenjtë që ju tregon se ajo që po mësoni është e vërtetë.

Nëse keni një dëshirë për t’i ndjekur mësimet e Jezu Krishtit dhe t’u bindeni urdhërimeve të Tij, ju nxiteni së pari të merrni pjesë në një numër diskutimesh që do t’ju njohin me parimet bazë të ungjillit të Tij.

Pastaj, kur të jeni gati, ju mund të bëheni anëtar i Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme duke marrë ordinancën e pagëzimit me zhytje për heqjen e mëkateve nga dikush që ka autoritet, i cili pas pagëzimit vendos duart mbi kokën tuaj, ju konfirmon anëtar të Kishës dhe pastaj shpreh një bekim për ju që ju të mund të merrni dhuratën e Frymës së Shenjtë (shih Veprat e Apostujve 8:18–20).

Nëse do të donit të keni një vizitë nga përfaqësues të Kishës që mund t’ju tregojnë më shumë mbi të bërit anëtar i Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, Klikoni Këtu.