mormon.org Në mbarë botën

Pse është i rëndësishëm autoriteti për të pagëzuar?

Përgjigje Zyrtare

Gjatë gjithë kohës, Perëndia u ka dhënë shërbëtorëve të Tij, profetëve, autoritetin që të veprojnë në emrin e Tij. Ky autoritet quhet priftëri. Jezu Krishti ua dha priftërinë të Dymbëdhjetë Apostujve të Tij fillestarë me anë të shugurimit (shih Gjoni 15:16), dhe ata drejtonin punën e Kishës së Tij pasi Jezusi u ngrit në qiell. Por pasi Apostujt u vranë, priftëria gradualisht u zhduk nga toka.

Në vitin 1829 Jozef Smithi e mori autoritetin e priftërisë për të organizuar Kishën e Krishtit nga Lajmëtarë Qiellorë, që e patën mbajtur këtë autoritet që nga lashtësia përfshirë profetin Gjon Pagëzori dhe apostujt Pjetër, Jakob dhe Gjon. Në vitin 1830 e njëjta Kishë e Jezu Krishtit që ekzistonte shekuj më parë, u organizua dhe u rivendos në tokë.

Priftëria ka dy ndarje. Priftëria më e ulët quhet Priftëria Aarone, e quajtur sipas Aaronit në Dhiatën e Vjetër. Ajo përfshin autoritetin për të predikuar ungjillin e pendimit dhe për të pagëzuar. Priftëria më e lartë quhet Priftëria Melkizedeke, e quajtur sipas Melkizedekut në Dhiatën e Vjetër. Ajo përfshin autoritetin për të kryesuar në Kishë dhe për të kryer të gjitha ordinancat, përfshirë dhënien e dhuratës së Frymës së Shenjtë.