mormon.org Në mbarë botën

Si mund të arrijmë ta njohim Atin tonë në Qiell?

Përgjigje Zyrtare

Bashkë me faktet e veprave të Tij të mrekullueshme rreth jush, Ati Qiellor ju ka dhënë shumë mënyra për ta ditur vetë se Ai jeton. Ju mund:

  • Të flisni me Të nëpërmjet lutjes dhe t’i kërkoni Atij për siguri dhe dashuri.
  • Të lexoni dëshmitë e dëshmitarëve të veçantë të thirrur apostuj dhe profetë. Ata kanë pasur përvoja hyjnore me Perëndinë dhe i kanë shënuar këto përvoja në libra të shenjtë që quhen shkrime të shenjta.
  • Të mbani urdhërimet e Tij, që ju sjellin më afër Perëndisë dhe ju ndihmojnë të dini se Ai jeton.

Besimi juaj në Perëndi do të rritet ndërsa ju:

I luteni Atit Qiellor (Jakobi [Bibël] 1:5).
I studioni shkrimet e shenjta (2 Timoteut 3:14–17).
U bindeni urdhërimeve të Perëndisë (Gjoni 14:21–23).

Ndërsa veproni me dëshirën për të besuar, Perëndia do ta forcojë besimin tuaj në Të derisa të bëhet njohuri e sigurt (Libri i Mormonit, Alma 32:27–35).