mormon.org Në mbarë botën

Si është të jesh një mormon?

Përgjigje Zyrtare

Një nga arsyet më të mëdha për të qenë këtu në tokë është të “ke[mi] gëzim" (2 Nefi 2:25). Lutja vetjake, studimi i shkrimeve të shenjta dhe pjesëmarrja në kishë na ndihmojnë që të kuptojmë më mirë se mënyra më e mirë për të gjetur lumturi në këtë jetë është të dimë rreth Planit të Lumturisë të Atit Tonë Qiellor, ungjillit të Jezu Krishtit dhe të përpiqemi të mbajmë “ligjin" e Perëndisë (Fjalët e Urta 29:18).

Familjet janë një pjesë thelbësore e Planit të Perëndisë dhe shumë nga mënyra se si jetojmë përqendrohet te familjet tona. Ne duam ta ndajmë lumturinë që gëzojmë me cilindo që mundemi nëpërmjet shërbimit, punës misionare dhe ndihmesës në shoqëri.