mormon.org Në mbarë botën

A ka kufizime bazuar në racë ose ngjyrë lidhur me ata që mund t’i bashkohen Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme dhe të kenë priftërinë?

Përgjigje Zyrtare

Nuk ka kufizime race apo ngjyre lidhur me ata që mund t’i bashkohen Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme. Nuk ka as kufizime race apo ngjyre lidhur me ata që mund të kenë priftërinë në Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme.

Një deklaratë zyrtare e Kishës thotë: “Çdo burrë besnik, i denjë në Kishë të mund të marrë priftërinë e shenjtë, me fuqi për ta ushtruar autoritetin e saj hyjnor dhe të gëzojë me të dashurit e tij çdo bekim që rrjedh prej saj, duke përfshirë bekimet e tempullit. Në përputhje me këtë, të gjithë anëtarët e denjë meshkuj të Kishës mund të shugurohen në priftëri pa dallim race apo ngjyre."
(Doktrina e Besëlidhje, Deklarata Zyrtare – 2, f. 349).

Gordon B. Hinkli, president i mëparshëm i Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, e riafirmoi këtë parim kur fliste në Klubin Kombëtar të Shtypit në Uashington D.K.: “Ne besojmë te proverbi i vjetër se shumë duar bëjnë punë të lehtë. Ne kemi një priftëri vullnetare dhe çdo burrë i denjë është i përshtatshëm ta marrë këtë priftëri."