mormon.org Në mbarë botën

A e adhurojnë mormonët Jozef Smithin?

Përgjigje Zyrtare

Presidenti Gordon B. Hinkli, presidenti i mëparshëm i Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, bëri deklaratën e mëposhtme në 2005-ën rreth Jozef Smithit:

“Ne nuk adhurojmë [Jozef Smithin], Profetin. Ne adhurojmë Perëndinë, Atin tonë të Amshuar dhe Zotin e ngritur, Jezu Krishtin. Por ne e njohim Profetin; ne e shpallim atë; ne e respektojmë atë; ne e nderojmë atë si një mjet në duart e të Plotfuqishmit për rivendosjen në tokë të të vërtetave të ungjillit të shenjtë, së bashku me priftërinë nëpërmjet së cilës autoriteti i Perëndisë ushtrohet në punët e Kishës së Tij dhe për bekimin e popullit të Tij" (Gordon B. Hincley, “Joseph Smith Jr. – Prophet of God, Mighty Servant", Ensign, dhjetor 2005, f. 2-6).