mormon.org Në mbarë botën

Çfarë është Libri i Mormonit?

Përgjigje Zyrtare

Libri i Mormonit është një dëshmi tjetër se Jezu Krishti vërtet jetoi, se ai ishte dhe është Biri i Perëndisë. Ai përmban shkrimet e profetëve të lashtë. Njëri prej këtyre, Lehi, jetoi në Jerusalem rreth viteve 600 pr.K. Perëndia e urdhëroi Lehin që të udhëhiqte një grup të vogël njerëzish për në kontinentin amerikan. Atje ata u bënë një qytetërim i madh.

Perëndia vazhdoi të thërresë profetë midis këtyre njerëzve. Libri i Mormonit është një përmbledhje e shkrimeve të profetëve dhe mbajtësve të analeve të tyre. Ai quhet sipas Mormonit, një nga të fundit e këtyre profetëve të lashtë.

Këta profetë dinin rreth planit të Atit Qiellor për fëmijët e Tij dhe misionin e Jezu Krishtit. Ata shënuan se Krishti u shfaq, pas Ringjalljes së Tij, te njerëzit në Amerikë, u mësoi atyre ungjillin e Tij dhe formoi Kishën e Tij midis tyre. Libri përmban mësimet e Jezu Krishtit, duke dëshmuar për Shlyerjen e Tij dhe dashurinë e Tij. Ai mbështet dhe vërteton Biblën.

Libri i Mormonit përfundon me një premtim të madh se ata që e lexojnë atë dhe luten sinqerisht rreth tij mund ta dinë me anë të Frymës së Shenjtë se ai është i vërtetë (Moroni 10:4).