mormon.org Në mbarë botën

Çfarë është besimi?

Përgjigje Zyrtare

Të kesh besim është të “shpreso[sh] për gjëra që nuk shihen, të cilat janë të vërteta" (shih Libri i Mormonit, Alma 32:21 dhe Hebrenjve 11:1). Çdo ditë ju veproni për gjëra që shpresoni, madje përpara se të shihni rezultatin përfundimtar. Kjo është e ngjashme me besimin.

Besimi në Perëndi është më shumë sesa një besim teorik tek Ai. Të kesh besim në Perëndi është të mirëbesosh tek Ai, të kesh siguri tek Ai dhe të jesh i gatshëm të veprosh sipas bindjes tënde tek Ai. Ai është një parim veprimi dhe fuqie.

Profeti Alma te Libri i Mormonit e krahasoi besimin me një farë. Nëse mbillni një farë dhe e ushqeni, nëse është farë e mirë ajo do të rritet dhe përfundimisht do të japë fruta (Alma 32:28–43). Është e njëjta gjë me besimin. Nëse jeni i bindur ndaj urdhërimeve të Perëndisë, e studioni fjalën e Tij dhe keni dëshirë të besoni në Krisht, besimi do të rritet brenda jush.

  • Besimi është siguria për dikë apo për diçka dhe, për sa i përket ungjillit, është siguria që ne vëmë te Jezu Krishti, e cila na shtyn ose na detyron të besojmë tek Ai dhe t’i bindemi Atij. Ajo bazohet gjithnjë tek e vërteta. Besimi është një dhuratë e mrekullueshme që na shtyn të kemi shpresë dhe dashuri hyjnore, që është dashuria e pastër e Krishtit. Besimi na jep shtysë të veprojmë, na detyron të jetojmë në përputhje me mësimet e Krishtit dhe, veç kësaj, na siguron mundësinë për të qenë të lumtur në këtë jetë dhe për të mbajtur një largpamësi që synon përjetësinë. Shfaq më shumë

Asnjë Rezultat