mormon.org Në mbarë botën

Të Drejta dhe Përdorimi

KUSHTET E PËRDORIMIT

Duke përdorur këtë faqe interneti, ju bini dakord me kushtet vijuese. Nëse nuk bini dakord me ndonjë nga kushtet, mos e përdorni këtë faqe interneti. Ne rezervojmë të drejtën t’i ndryshojmë këto kushte në çdo kohë, prandaj lutemi kontrolloni për ndryshime kur përdorni faqen. Përdorimi në vijim nga ju i faqes pas dërgimit të ndryshimeve të këtyre kushteve do të thotë se ju i pranoni këto ndryshime.

LICENSA DHE KUFIZIME

Kjo faqe është pronësi dhe përdoret nga Korporata e Presidentit të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme. I gjithë materiali që gjendet në këtë faqe (përfshirë video, tekste, ikona, pamje, baza të dhënash dhe informacion i përgjithshëm), zotërohet ose licencohet prej nesh. Ju mund të shihni, shkarkoni dhe printoni materiale nga kjo faqe vetëm për përdorimin tuaj vetjak, jo tregtar nëse nuk tregohet ndryshe. Përveç kësaj, materialet mund të riprodhohen nga personeli i mediave për përdorim në forume lajmesh publike tradicionale përveç nëse tregohet ndryshe. Ju nuk mund të shfaqni materiale nga kjo faqe në një faqe tjetër interneti ose në një rrjet kompjuterësh pa lejen tonë. Ju nuk mund të transmetoni ose të shpërndani materiale nga kjo faqe te faqe të tjera. Ju nuk mund ta përdorni këtë faqe ose informacionin që ndodhet në të (përfshirë emra dhe adresa të atyre që kanë dërguar informacion), për shitje ose reklamë prodhimesh apo shërbimesh, duke kërkuar klientë, ose për ndonjë qëllim tjetër tregtar.

Pavarësisht nga sa më sipër, ne rezervojmë të drejtën e zgjedhjes dhe të drejtën e mohimit, anulimit, ose përdorimit të kufizuar të kësaj faqeje, përfshirë riprodhimin. Nuk është përgjegjësia jonë, sidoqoftë, të përcaktojmë se çfarë do të thotë “Përdorim i Ndershëm" për persona që duan të përdorin materiale nga kjo faqe. Kjo mbetet tërësisht përgjegjësi e përdoruesit. Më tej, neve nuk na kërkohet të japim citime shtesë burimesh, as të garantojmë se materialet janë të lejuara për përdorime të tjera. Kjo në fund të fundit mbetet përgjegjësi e përdoruesit. Sidoqoftë, Kisha ruan të drejtën të ndalojë shkelje me materialet e saj dhe ta interpretojë “Përdorim i Ndershëm" siç e kupton ajo ligjin.

LIDHJA

Për lehtësinë tuaj, kjo faqe mund të përmbajë hallka lidhëse për faqe interneti të përdorura nga të tjerë. Këto faqe nuk mirëmbahen apo kontrollohen nga ne, dhe ne nuk jemi përgjegjës për përmbajtjen e tyre. Edhe pse kemi bërë përpjekje me besim të mirë për t’u lidhur vetëm me faqe të hijshme dhe të përshtatshme, disa prej tyre mund të përmbajnë materiale të papërshtatshme ose të kundërshtueshme. Nëse gjeni materiale të tilla ndërsa përdorni këtë faqe, lutemi na njoftoni menjëherë. Ne besojmë se ata që e bëjnë materialin të disponueshëm në internet, presin që ai të jetë i disponueshëm publikisht dhe gjerësisht. Prandaj, ne besojmë se lidhja te faqe të tjera është ligjërisht e lejueshme dhe në përputhje me pritshmëritë e atyre që e përdorin internetin. Sidoqoftë, nëse qasja te një faqe e veçantë duhet të kufizohet, operatori i faqes duhet të na njoftojë menjëherë.

JURIDIKSIONI DHE LIGJI I ZBATUESHËM

Kjo marrëveshje do të administrohet nga ligjet e Shtetit të Jutas, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, siç zbatohen për marrëveshje që hyjnë në fuqi dhe janë për t’u zbatuar tërësisht brenda shtetit, pa ndikuar tek asnjë parim në kundërshtim me ligjin. Çdo padi që sillni për të imponuar këtë marrëveshje ose çfarëdo çështje që lidhet me këtë faqe, duhet të sillet ose në gjykatat e shtetit ose federale që ndodhen në Kontenë e Solt-Lejkut, në Juta, dhe me këtë ju jepni pëlqimin dhe dorëzoni në juridiksionin personal të gjykatave të tilla për qëllimet e gjyqësisë së çfarëdo padie të tillë. Nëse çfarëdo dispozite e kësaj marrëveshjeje është e paligjshme, e pavlefshme, ose e pazbatueshme në tërësi ose pjesërisht, dispozitat e tjera nuk do të preken, përveç nëse ne vendosim që dispozita e pavlefshme ose e pazbatueshme është një kusht thelbësor për marrëveshjen, rast kur ne mundemi vetëm me gjykimin tonë ta ndryshojmë marrëveshjen.

KUFIZIME PËR PËRGJEGJËSINË

Ne nuk jemi përgjegjës për asnjë dëm të veçantë apo rrjedhim që vjen nga përdorimi juaj ose paaftësia juaj në përdorimin e materialeve në këtë faqe ose të çfarëdo faqeje të lidhur, përfshirë, por jo vetëm, fitime të humbura, ndërprerje biznesi dhe humbje të programeve ose të të dhënave të tjera në sistemin tuaj të përdorimit të informacionit. Në asnjë rast përgjegjësia jonë totale ndaj jush për të gjitha dëmet, humbjet dhe shkaqet e padisë nuk do të kapërcejë shumën e paguar prej jush, nëse ka, për qasjen te kjo faqe ose çfarëdo faqe që ka lidhje.

MOSPRANIME

MATERIALET NË KËTË FAQE DHE ÇFARËDO FAQE TË LIDHUR JANË “SIÇ ËSHTË" DHE PA GARANCI ÇFARËDO, QOFTË TË SHPREHUR APO TË NËNKUPTUAR NË SHTRIRJEN MË TË PLOTË TË LEJUESHME SIPAS LIGJIT NË FUQI, NE MOHOJMË TË GJITHA GARANCITË, TË SHPREHURA APO TË NËNKUPTUARA, PËRFSHIRË, POR JO VETËM, GARANCITË PËR TITULL DHE GARANCI TË NËNKUPTUARA TREGTIMI DHE PËRSHTATJEJE PËR NJË QËLLIM TË VEÇANTË. NE NUK GARANTOJMË QË FUNKSIONET QË PËRMBAN KJO FAQE, DO TË JENË TË PANDËRPRERA APO TË LIRA NGA GABIMET, QË DIFEKTET DO TË KORRIGJOHEN, APO QË KJO FAQE OSE SERVERI QË E BËN TË DISPONUESHME JANË TË LIRA NGA VIRUSET OSE PËRBËRËS TË TJERË TË DËMSHËM.

EMBLEMA

Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme dhe Mormone janë emblema të Intellectual Reserve, Inc.

Për ndihmë ose informacion të mëtejshëm lidhur me materialet me të drejta të rezervuara të Kishës, ju mund të kontaktoni Zyrën e Pronës Intelektuale të Kishës në:

Telefoni: 1-801-240-3959 ose 1-800-453-3860, vazhdimi 2-3959
Faks: 1-801-240-1187
Posta Elektronike: cor-intellectualproperty@ldschurch.org

Në disa raste mund të duhen 2 deri 4 javë për përgjigje.