mormon.org Në mbarë botën

Rreth Meje

  • Unë shërbeva nje Mision me kohë të plotë në Misionin e San Jose-s në Kalifroni. Ishte një nga përvojat sa të vështirë por edhe të mrekullueshëm, gjë që më ndryshoi jetën dhe më forcoi dëshminë për Shlyerjen e Shpëtimtarit. Mua më pëlqen të këndoj dhe jam shumë e apasionuar me muzikën, sidomos atë Country. Më pëlqen të bëj ngjitje në mal, të njoh njerëz të rinj, të mësoj më shumë rreth kulturat dhe vendet e ndryshme të botës, dhe të luaj futboll është nje pasionet e mia po ashtu. Shfaq më shumë

  • Jam një femijë i Perëndisë, e di atë dhe unë jam shumë krenar që mund të them se Jam mormon. Shfaq më shumë

  • Unë jam Rikardo. Jam një njeri që zbavit të tjerët. Punoj si zbavitës turizmi. Jam një udhërrëfyes për udhëtimet turistike, jap mësim në kurse vallëzimi. Më pëlqen të eci, të qesh, të vallëzoj, të lexoj, të përsiat, të dal me bashkëshorten time për një shëtitje dhe për të biseduar. E dua natyrën. Më pëlqejnë filmat e mirë dhe mbi të gjitha më pëlqen të jetoj. Shfaq më shumë

  • Unë jam një studente tani. Kam shumë dëshirë të vazhdoj ta udhëtoj botën. Kam vizituar shumë vendet të bukura - një prej tyre ishte Shqipëria. Shërbeva si misionare vullnetare për Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme. Ishte një përvoje e bukur. Unë ua mësoja njerëzve mësimet e Jezu Krishtit. Kam parë bekimet dhe lumturi në jetën time kur u bindem mësimëve dhe urdërimëve të Jezu Krishtit. E di se kjo është udha drejt lumturisë në këtë jetë dhe udha me anë të së cilës ne mund të jetojmë me familjet tona për gjithmonë. Shfaq më shumë

  • U rrita në Miduest (Nebraska, Misuri, Indiana dhe Ilinois). Shërbeva një mision në Frankfurt të Gjermanisë. Shkova në shkollë në UBJ dhe mbeta në Juta. Unë kam një bashkëshort që është miku im më i mirë, dhe një djalë. Unë luaj në bateri si profesion. Mua më pëlqen të jem aktive, të stërvitem, të merrem me sporte, të bëj ngjitje në mal dhe të ngas biçikletën etj. Dhe më pëlqen shumë të qesh. Shfaq më shumë

  • Jam fermer baxhoje prej 3 brezash. Kur isha i ri, më pëlqente së tepërmi ferma, si dhe të punuarit me prindërit dhe 8 motrat e vëllezërit e mi. Kisha një dëshirë që t’i rritja fëmijët e mi në të njëjtën mënyrë si u rrita unë. U diplomova në kolegj dhe iu ktheva baxhos. E takova të dashurën time në vitin e dytë të kolegjit dhe u martova me të. Ne krijuam familjen tonë, duke u bekuar me një bir dhe katër bija. Ne i jemi gëzuar të qenit pjesë e jetës së tyre dhe tani po u gëzohemi nipërve tanë. Besoj se të punuarit fort dhe të punuarit bashkë u ka dhënë fëmijëve tanë, si dhe nipërve tanë, një respekt për familjen dhe jetën. Unë iu bashkova organizatës Kërkim dhe Shpëtim, mora certifikatën si teknik për urgjenca mjekësore dhe iu bashkova organizatës së vullnetarëve në ambulancën e qarkut. Shërbimi ndaj të tjerëve në komunitetin tim më dha shumë gëzim gjatë dhënies së ndihmës dhe bërjes së ndryshimit në jetën e të tjerëve. Shfaq më shumë

  • Unë jam nga një klimë e ngrohtë dhe më pëlqejnë shumë veprimtaritë që bëhen jashtë. Jam admirues i madh i kampingut në liqen, plazh apo zonë malore. Më pëlqen të gëzoj një fundjavë me familjen duke notuar, duke bërë ski, duke lundruar me barkë ose thjesht duke ndenjur me ta. Këto çaste janë çastet më të lumtura për mua. Unë kam një familje shumë të veçantë. Bashkëshortja ime e ëmbël prej 20 vjetësh, është një grua shumë e veçantë. Së bashku ne kemi një bijë të bukur 15-vjeçare dhe një bir atletik 17-vjeçar. Ata janë lumturia dhe gëzimi im. Anëtarësia ime në këtë Kishë më ka ndihmuar të kem një kuptim më të mirë se si duhet të jetë një baba, një bashkëshort, një vëlla dhe një qytetar. Ajo më ka ndihmuar gjithashtu të kuptoj se gjërat më të rëndësishme që mund të bëj janë brenda mureve të shtëpisë sime. Kam mësuar se detyra ime kryesore është të kujdesem dhe t’i shërbej familjes sime. Unë nuk do t’i këmbeja ata me asgjë në këtë botë. Shfaq më shumë

  • E kam pasion gatimin dhe të ngrënin. Mënyra ime e të gatuarit është e ndryshme sepse unë e jap mësim ungjillin dhe gatimin si familje, gjë e cila është e rëndësishme. Në kuzhinë ne mësojmë bashkimin, krijojmë tradita dhe tregojmë dashuri; ne e ndihmojmë njëri-tjetrin, japim falënderime dhe e ndajmë me fëmijët tanë. Kjo është ajo që më mësuan prindërit e mi dhe kjo është ajo që u kam mësuar fëmijëve të mi, që kur ishin të vegjël. Duke përdorur receta, kurse dhe seminare praktike, u mësoj motrave dhe zonjave si të zhvillohen me mbështetjen te vetja në shtëpi. Nuk është e lehtë për gratë që kanë probleme në jetë, që kanë një shtëpi, punë dhe fëmijë, por mund të bëhet. Çdo ditë unë ngrihem në mëngjes dhe lutem për të filluar një ditë të re e të bukur. Buzëqesh dhe jam e lumtur në mënyrë që të jetë e lehtë. Jam shumë e ngarkuar me punën time si nënë e tre fëmijëve të vegjël. Ata janë përparësia ime në jetë. Bashkëshorti im i mrekullueshëm është shtylla ime. Ne e bëjmë programin televiziv si çift dhe e ndihmojmë njëri-tjetrin si familje. Unë përpiqem t’i përmbush synimet e mia në jetë dhe të jap më të mirën nga vetja, e vetmja grua në kanalin televiziv e cila punon në atë program, është një anëtare e drejtë dhe e vetme, dhe unë gjithnjë përpiqem t’i ndihmoj të tjerët. Por e di se e jap mësim ungjillin kur sillem si një shembull për veten time dhe të tjerët. Shfaq më shumë

  • Unë jam mormone. U linda në një nga familjet e para në Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme në vendin tim të dashur, Kili. Që kur isha një vajzë e vogël, isha vërtet “mi librash”; që do të thotë, isha e zellshme dhe e dashuruar pas dijes, dhe më vonë pas shkencave dhe fushës së mjekësisë. Shkova në shkollë në Universitetin e Kilit, ku u diplomova si doktoreshë, dhe i kam kaluar 27 vite në trajtimin dhe parandalimin e sëmundjeve që kanë të bëjnë me ushqyerjen, të tilla si dhjamosja dhe diabeti. Për më shumë se 15 vjet punova në më shumë se një stacion televiziv si pjesë e një paneli në programet e mëngjesit, duke iu mësuar njerëzve të ushqehen më mirë, duke tërhequr më shumë njerëz që me të vërtetë të kenë interes për këto tema. Çfarë mundësie e bukur të jesh në gjendje t’i japësh mësim parimet e Ungjillit, se si të kujdesemi për trupat tanë si tempuj, ashtu siç mësova nga mësuesit e mi në Kishë, si dhe në universitet!!! U martova me një burrë të mrekullueshëm, i cili ishte misionar për Kishën në Argjentinë, dhe kemi 7 fëmijë të dashur, plus dy nipër dhe një mbesë të vogël që do të lindë në gusht 2015. Jam jashtëzakonisht e lumtur që jam një anëtare e Kishës. Është një mrekulli për mua të di se Jezusi është Krishti, Shpëtimtari ynë, dhe shembulli ynë për t’u ndjekur … dhe që familjet nuk kanë përse të mbarojnë kur “vdekja na ndan” – ato mund të jenë përgjithmonë!!! Dhe unë e di se si!!! Shfaq më shumë

  • Unë kam argëtuar dëgjues në mbarë botën për më shumë se 15 vjet. Unë u linda dhe u rrita në Londër, Angli, dhe kam pasur këngë të suksesshme në më shumë se 15 vende, duke shitur mbi një gjysmë milioni disqe dhe kam interpretuar krahas grupesh të tilla si Brajan Adams, Xhorxh Majkëll, Simon Garfankel, MC Hamer, Vanilla Ajs, N’SYNC, Jay-Z, Bekstrit Bojs, Xhordin Sparks, fituesin e Vallëzimit me Yjet, Derek Haf Misi Eliot, Meri J. Blajxh, Dejvid Arçuleta, e Dhë Smashing Pumpkins për të përmendur disa. Unë kam qenë misionar shdm për 2 vite në Bristol të Anglisë dhe pak pas kësaj zgjodha të ndjek muzikën si profesion, kështu që unë mund ta përdor muzikën për të ndikuar dhe për t’i frymëzuar njerëzit për mirë. Unë kam interpretuar në shumë vende të njohura nëpër vendin tonë përfshirë MGM Grand në Las Vegas. Në aktrim, unë kam luajtur një serial të suksesshëm komik në rrjetin CBS ‘Si e takova nënën tënde’. Muzika ime gjithashtu është futur në disa kolona zanore filmash përfshirë filmat Çarli, Vallëzimi, Baptisti në Barbekju, Kostumet e Çliruara dhe Balloja e Kishës. Unë i drejtohem vetes thjesht si “Zezak i Huazuar në Juta”, në rregull janë 3 si unë, por unë e pretendoj këtë! Mua më pëlqen shumë të qesh. Disa nga kulmet e jetës sime kanë qenë dhënia e Librit të Mormonit Princit Çarlz, përfshirja në Korin e Tabernakullit Mormon dhe martesa me bashkëshorten time tërheqëse, Xhulin. Unë kam regjistruar dy këngë solo në CD-në e Korit të Ri të Tabernakullit “Come Thou Fount” [“Eja Ti Burim”], që ka numëruar shikime që arrijnë vendin e parë në renditjen e klasikeve të billboard-it amerikan. Unë kam interpretuar 2 këngë në koret e Tabernakullit Mormon në turneun e rajonit veri-qendror të SHBA-së. Shfaq më shumë

Asnjë Rezultat