mormon.org Në mbarë botën

Përse Jam Mormon

  • Për mua, unë jetova parimet e Kishës, dhe zbulova që isha më e lumtur në jetën time; problemat dhe sfidat e përditshme ishin bërë më të lehtë; dhe u ndjeva Zotin më pranë meje. Unë lutesha shumë fort për të ditur nëse kjo kishë është kisha e Zotit, dhe u ndjeva paqe dhe qetësi, dhe e di se kjo kishë është e vërtetë. Vazhdoj të jetoj parimet e Kishës, dhe vazhdoj të lutem që të di ajo që Zoti do që unë të bëj. Shikoj se jam edhe më e lumtur, dhe më e bekuar. Jeta gjithëmonë ka sfida, por me Zotin pranë nesh, mund të kalojmë mirë. E di se kjo kishë është mënyra sesi ne mund të jemi të lumtur, dhe të bekuar. Shfaq më shumë

  • Unë jam mormon, sepse unë kam gjetur më në fund diçka tek e cila besoj, që më ka dhënë një kuptim sesi duhet ta jetoj jetën time me sukses, me lumturi dhe në mënyrën më qëllimplotë dhe plotësuese. Perëndia mund të marrë njerëz të zakonshëm dhe t’i vendosë në situata të jashtëzakonshme dhe mund të na bekojë të gjithëve në mënyra që nuk mund t’i kuptojmë. Me qëllim që ajo të ndodhë, nga vetë përvoja ime, u them njerëzve se duhet ta dalim nga EGO-ja jonë. Ajo duket se është shkaku i thuajse çdo problemi që ndeshim në jetën e përditshme… Ne nuk mund të mbijetojmë në këtë botë pa ndikimin e Perëndisë në jetën tonë. Shfaq më shumë

  • Jam një Mormon sepse asnjë gjë tjetër në jetën time s'më ka sjellë lumturi kaq të madhe. Kisha gjithmonë ka qenë një burim i vazhdueshëm lumturie e dashurie. Kur jeta është bërë e vështirë, ajo ka qenë një burim force për mua në të kapërcyerit të vështirësive. Gjithashtu jam mirënjohës për diturinë që kam në lidhje me shlyerjen e Jezu Krishtit. Falë kësaj diturie, unë e di, që ne mund të falemi për gabimet tona, edhe që mund të pastrohemi nga ndjenjat e fajit dhe dëshpërimit që vijnë si pasoja e mëkateve tona. Shfaq më shumë

  • Unë jam mormone sepse e lexoj Librin e Mormonit dhe jam lutur për të. Tingëllon e thjeshtë, por çdo gjë vërtet varet vetëm nga kjo. Duke e lexuar dhe mandej duke u lutur për të, unë isha në gjendje të ndiej se ai është i vërtetë. Pasi e ndjeva atë, nuk mund ta mohoja dhe kështu duhej të vendosja se çfarë duhej të rreth kësaj. Dhe kështu unë përpiqem të jetoj sipas mësimeve të tij, që i përfshijnë mësimet e Biblës. Me shumë gjasë, gjëja më e bukur rreth tij është domethënia e tij: Nëse Jozef Smithit iu dha Libri i Mormonit me anë të zbulesës, atëherë kjo do të thotë se ai ishte një profet, që do të thotë se Perëndia përsëri thërret profetë për ta udhëhequr popullin e Tij. Çfarë bekimi! Shfaq më shumë

  • U rrita në Kishën e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme. Më ka pëlqyer gjithnjë së tepërmi theksi që Kisha ka vënë te familjet. Ne shkonim në Kishë si familje si dhe kishim mbrëmje familjare çdo të hënë në darkë duke mësuar më shumë nga shkrimet e shenjta rreth Jezu Krishtit, jetës dhe mësimeve të tij. Rritja në një fermë baxhoje na dha një mundësi për të punuar së bashku dhe na ka mbajtur afër. Pasi u largova nga shtëpia, doja të shërbeja në një mision, por duhej të dija nga vetja a ishte e vërtetë Kisha. E mësova vetë nëpërmjet studimit dhe lutjeve të shumta, që secili prej nesh mund ta dijë nga vetja. E di se Jezu Krishti jeton, se ai më do dhe që ne mund të kthehemi për të jetuar me të përsëri si familje. Shfaq më shumë

  • U linda dhe u rrita në kishë dhe paraardhësit e mi kapërcyen rrafshinat që nga Navuja, prandaj i kam rrënjët e thella në kishë. Mbi të gjitha, e di se ajo është e vërtetë dhe e dua shumë Shpëtimtarin tim. Shfaq më shumë

  • Kam pasur bekimin e të lindurit në një familje që tashmë e kishte të vërtetën e Ungjillit, ndaj që në hapat e mia të para mora udhërrëfim nga një dritë e mirë. Më vonë, i kalova të gjitha vitet e arsimimit në një shkollë fetare katolike, që ishte më e mira që kishte qyteti në të cilin u rrita (kjo është arsyeja përse prindërit e mi më regjistruan atje), dhe duke u njohur me atë fe nga njëra anë, dhe Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme nga ana tjetër, unë isha në gjendje të zbuloja për veten time, me gjithë sigurinë në zemrën time, se mbretëria e Perëndisë në tokë dhe autoriteti i Tij, dhe e vërteta e plotë, u gjetën në Kishën ku prindërit e mi më kishin mësuar. Në vetë zemrën time, i ndjeva përgjigjet për lutjet e mia dhe Perëndia më pohoi se kjo është e vërteta e Tij, dhe vendi më i mirë ku duhej të isha dhe duhet të rritja fëmijët e mi. Shfaq më shumë

  • Kam një trashëgimi të pasur besimi nga paraardhësit e mi. Kur po studioja gjenealogjinë time, mësova se si ishin ata, çfarë bënë, cilët ishin miqtë e tyre dhe cili ishte reputacioni i tyre. U ndjeva vërtet e lumtur, kur zbulova se u përkas familjeve fisnike e të denja, me standarde të larta morale. Kur po shkruaja histori për paraardhësit e mi, mund të shihja qartë tipare të caktuara karakteri, të cilat vazhdimisht u trashëguan nga brezi në brez dhe janë me vlerë të madhe për mua. Mësova se ungjilli ndikon tej mase në jetën tonë. Nuk na garanton mungesën e problemeve, të tilla si sëmundje, humbje të punës, armiqësi nga disa grupe njerëzish e kështu me radhë. Por, kur unë e jetoj ungjillin, gjej te vetja forcë për t’i mposhtur sfidat, për t’i pranuar gjërat e vështira dhe të pakuptueshme që vijnë në jetën time, dhe për t’i parë ato si një mundësi për t’u bërë më e mirë dhe për ta rritur zhvillimin vetjak. Unë e di cila jam. Jam një bijë e Perëndisë. Dhe ia kam mirëbesuar jetën time Atij. Nuk është besim i verbër, por me Të unë kontrolloj hartën e jetës sime. Nuk i kërkoj Perëndisë që të bëjë për mua atë gjë të cilës nuk jam gati t’ia përkushtoj kohën dhe përpjekjet e mia. Jetën time dhe jetën e pjesëtarëve të familjes sime e trajtoj si një dhuratë të paçmueshme; e ruaj si thesar dhe dëshiroj ta mbush vetëm me ato gjëra që dua të mbeten si gjërat më të mira për t’u kujtuar. Pas disa vitesh dua ta kthej kokën pas dhe, kur të vlerësoj shtegun dhe arritjet e mia, të shoh që më pëlqen, që nuk kam keqardhje dhe jeta ime nuk shkoi dëm. Unë e dua Perëndinë. Kisha e ka ndihmuar familjen time të jetojë gjatë periudhave të vështira të jetës sonë. Ajo na përkrah ne sot. Në këtë Kishë gjeta njohurinë e mahnitshme e të çmuar që familjet mund të jenë bashkë përgjithmonë. Kjo njohuri është e mrekullueshme, ajo na mban përgjegjës – është për gjithë përjetësinë! Shfaq më shumë

  • U rrita si shdm dhe kam ndier gjithnjë se ajo që besoja dhe ajo që mësonin në Kishë, kishte kuptim logjik. E pranoj, e dua logjikën – ajo funksionon për mua. Kur isha në të njëzetat e mia, kisha mbaruar një mision për Kishën shdm i cili e forcoi tej mase besimin tim, dhe po punoja ngushtë me Dr. Stefën Kovej, një shembull i jashtëzakonshëm i dikujt që e jeton dhe e ka si ajër besimin e tij. E dëgjova të jepte leksion pas leksioni rreth profetit Jozef Smith dhe mësimeve shumë vetjake që ne marrim nga përvoja e tij me Perëndinë, Atin, dhe Birin e Tij, Jezu Krishtin. Një nga ato mësime është ai i potencialit hyjnor që secili prej nesh e zotëron – njohuria se ne e zotërojmë me plot kuptimin e fjalës ADN-në e hyjnueshmërisë që siguron të kuptuarin edhe të faktit se KUSH jemi dhe se të KUJT jemi. Sidoqoftë, prapëseprapë, ai mësim i foli kryesisht mendjes sime. Duke kaluar disa vite. … Tani jam martuar me njeriun e ëndrrave të mia dhe kam një fëmijë që u diagnostikua me një paaftësi që më trembi për vdekje – me autizëm. Në atë pikë, e kuptova se ajo që unë besoj për potencialin e tij, mund/do ta ndryshonte jetën e djalit tim të vogël. Për shkak se e dija në mendjen time – dhe teksa ia derdhja zemrën time Perëndisë, u bëra e sigurt në mënyrë të pamohueshme edhe në thellësinë e zemrës – se Mateu ka një shpirt të jashtëzakonshëm. Asnjë emërtim nuk do ta ndryshojë potencialin e tij dhe, si nëna e tij, unë kam përgjegjësinë t’ia komunikoj atij vlerën dhe potencialin e vet në një mënyrë që ta frymëzojë djalin ta kuptojë atë gjithashtu. Ajo dije e sigurt – për faktin se KUSH jam dhe kush është ai, e ndërthurur me dijen për faktin se të KUJT jemi – është bërë një forcë udhërrëfyese në jetën time dhe një forcë që më jep largpamësi ndërsa mundohem të përballoj disa nga sfidat që vijnë me rritjen e një fëmije si Mateu im i ëmbël. Shfaq më shumë

  • Prindërit më rritën në Kishë. Unë jam mormone. Në këtë jetë kam mësuar kur isha adoleshente, jam pjekur dhe i kam përmbushur kriteret e mia. Nëpërmjet vetë përvojave të mia, kam arritur të kuptoj se Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme është Kisha e vërtetë. Jam lutur për ta kuptuar atë dhe e kam marrë përgjigjen time. Çdo ditë e pohoj atë nëpërmjet bekimeve të mia dhe mundësive të mia për të përparuar. E di se jam një bijë e Perëndisë, se Ai jeton, se Ai më dha Jezusin si Shpëtimtarin tim dhe se vetëm unë vendos a do ta ndjek Atë apo jo. Ai u është përgjigjur lutjeve të mia. Në jetën time, kam arritur të kuptoj se ne duhet të shohim anën pozitive në sprovat tona që të përmirësohemi si individë. Kështu, me ungjillin është edhe më e lehtë t’i kapërcesh vështirësitë e jetës. Kjo është ajo që ungjilli më ka mësuar në jetën time të përditshme. E shoh atë te fëmijët e mi kur u mësoj atyre ungjillin dhe kur ata thjesht bëjnë një lutje dhe japin falënderime dhe kërkojnë diçka si fëmijë që janë. Kjo është arsyeja pse e di pa asnjë dyshim se ajo është e vërtetë, ngaqë e shoh atë në jetën time vetjake dhe në jetën e familjes sime. Kjo na bën më të fortë. Shfaq më shumë

Asnjë Rezultat