mormon.org Në mbarë botën

Si e jetoj unë besimin tim

  • Unë përpiqem ta ndjek shembullin e Jezu Krishtit, dhe t'i mbaj urdhërimet e Tij. Për shembull, unë marr pjesë në kishë çdo të dielen, dhe lexoj shkrimet të shenjta dhe lutem për ditë. Përpiqem që t'i ndihmoj ata që kanë nevojë, siç bëri Jezusi. Bërja e këtyre urdhërimëve është e thjesht, por ka pasojat të mira dhe të mrekullueshme në jetën time dhe në jetën e të tjerëve. Jam mirënjohëse që ungjillin e Jezu Krishtit është një mënyre e jetëse. Shfaq më shumë

  • Një nga bekimet më të mëdha në jetën time ka qenë t’u shërbeja të tjerëve. Ekziston një ndjesi përmbushjeje që vjen nga shërbimi ndaj të tjerëve, që na sjell më pranë Shpëtimtarit tonë, Jezu Krishtit. Ndërkohë që kam marrë pjesë në mbledhjet e Kishës të dielën, kam pasur mundësinë të punoj me të rinjtë si mësues, si dhe me të rriturit, po ashtu edhe në shumë thirrje të tjera. Më e mira është se ne të gjithë po përpiqemi ta përmirësojmë jetën tonë dhe po e ndihmojmë njëri-tjetrin. Kryesorja është që të mësojmë nga shkrimet e shenjta dhe të përpiqemi ta jetojmë jetën tonë ashtu si Jezu Krishti do të donte që ne të jetonim. Shfaq më shumë

  • Unë e jetoj besimin tim çdo ditë një e nga një dhe e shpreh atë haptas. Unë jam një libër i hapur dhe e kaloj gjithë jetën time nëpër sitën e gjërave që besoj. Nëse është e mirë, lartësuese, do ta bëj, nëse është shkatërruese dhe më ul mua ose njerëzit përreth meje, atëherë nuk do ta bëj. Kjo vjen nga parimet e Ungjillit të Jezu Krishtit dhe ka bërë GJITHË ndryshimin në jetën time!! Shfaq më shumë

  • Unë vazhdimisht përpiqem të ndaj ungjillin me miq dhe njerëz që njoh. Mua do të më pëlqente që çdo njeri t’i gëzonte bekimet që marr unë në jetën time, e cila udhërrëfehet nga ungjilli. Shfaq më shumë

  • Ne jemi 5 femijë në familjën time. Ne të tre më të vegjël jemi të birsuar bashkë. Motra ime është një prej shoqëve të mi më të ngushtë. Ajo është një misionare në Nju York qetash, dhe iku një javë para meje për misionin e saj. Unë jam thirrur si një misionar në misionin e Adriatikut e Jugut në Kosov, dhe Shqipni. Jam rritur në një qytet i vogël i cili quhet Korin Juta. Por unë lëviza shtëpinë 4 muaj para se të ika për misionin timë. Kam bërë mundje, dhe futbol Amerikan gjatë gjithë jetës sime. Më pëlqen shumë aktivitetët jashtë dhe sporta. Unë jam shumë kenaqur me punë Zotit që po bëhet këtu. Dhe e di se ai jeton. I na degjon dhe do të na degjojë gjithëmonë! Shfaq më shumë

  • Unë bëj më të mirën që të jem një njeri i mirë dhe të jem i ndershëm në të gjitha veprimet e mia. Së fundi unë mbaj një pozitë në Kishë ku u shërbej afërsisht 3.500 njerëzve. I kushtoj rreth 12 deri në 15 orë në javë shërbimit dhe ndihmës për ta. Unë jam përgjegjës drejtpërdrejt për moshat e reja nga 12 deri në 18 vjeç dhe përpiqem t’i ndihmoj ata të regjistrohen në programin e skautizmit, të jenë qytetarë të mirë, studentë të mirë dhe bij dhe bija të mira. Unë përpiqem t’i frymëzoj ata të jenë moralisht të pastër dhe t’u binden urdhërimeve dhe ligjeve vendore. Ne gjithmonë kërkojmë mundësi që të japim shërbime kuptimplota për njerëzit përreth lagjes sonë. Me birin tim, çdo muaj ne vizitojmë tre deri në katër familje për të cilat jemi caktuar të kujdesemi dhe të sigurohemi që të gjitha nevojat e tyre të jenë plotësuar. Ne shkojmë në shtëpitë e tyre dhe japim një mesazh shprese, dashurie dhe besimi. Kjo është një mundësi e mirë për t’u shërbyer të tjerëve dhe për t’i dashur fqinjët tanë pavarësisht nga mosha, gjinia, origjina apo kombësia e tyre. Shfaq më shumë

  • Çdo javë si familje ngrihemi herët të dielave për të shkuar në kishë, ku ne ripërtërijmë besëlidhjet që bëmë ditën kur u pagëzuam. Është e mrekullueshme të dimë se pavarësisht nga fakti se ne nuk e shohim gjithmonë njëri-tjetrin, fëmijët e mi, Andrea dhe Françisko, të cilët janë të martuar, bëjnë të njëjtën gjë atje ku jetojnë dhe përfshihen në të njëjtat gjëra sikurse ne, me fëmijët e tyre. Jemi përherë të lidhur!!! Në orën 05:00 të mëngjesit, Agustini (14 vjeç) dhe Elizabeta (16 vjeçe) janë tashmë në këmbë, siç bënin motrat e vëllezërit e tyre më të rritur kur ishin në atë moshë, për të marrë pjesë në klasat e tyre të shkrimeve të shenjta (Seminar), në orën 06:00 të mëngjesit, në godinën tonë kishtare, nga e hënë në të premte, dhe nga atje për në shkollë (ashtu siç bëra edhe unë në atë moshë dhe për katër vjet!!!). Ti ndien gëzim në shpirtin tënd kur i dëgjon nga mësues të frymëzuar të vërtetat e përjetshme të Perëndisë për jetën tonë dhe ti ke kaq shumë përgjigje për të gjitha shqetësimet e rinisë dhe ato që janë të përjetshme. Nuk mund ta përfytyroj jetën time pa Kishën. Pjesa më e madhe e lumturisë sime si një bijë, motër, grua dhe nënë, është falë asaj që kam mësuar dhe përjetuar ndërsa përpiqem ta jetoj ungjillin e Jezu Krishtit. Shfaq më shumë

  • E jetoj besimin tim duke shërbyer, kjo është ajo që na mësoi Mësuesi. Më kujtohet atëherë kur i vendosa vetes synimin për të shërbyer në një shtëpi vendore për pensionistët. U ofrova atyre një darkë Krishtlindjeje, u solla dhurata dhe dhashë nga koha ime për t’iu lexuar apo thjesht për t’i dëgjuar historitë e tyre. Ishte një përvojë e pashembullt. Mësova shumë gjëra dhe ne ndihmuam së bashku me të rinjtë e Kishës. Në programin televiziv, unë vë në zbatim ato që kam mësuar rreth ruajtjes së ushqimit dhe amvisërisë në mënyrë që të përballem me kohë të vështira me një qëndrim më pozitiv që të mund të jem e suksesshme. Çdo ditë, e jetoj besimin tim më vete dhe me familjen time në mënyrë që të përmirësohem. Nuk jam e përkryer, por përpiqem të përmirësohem në gjërat që bëj për të ndihmuar ata që kanë më së shumti nevojë. Më pëlqen shumë që t’i ndihmoj të tjerët dhe t’u mësoj ato pak që di. Një recetë gatimi është si besimi. Në ungjill, nevojiten përbërës të ndryshëm për ta bërë ushqimin të përkryer. Në të njëjtën mënyrë ndodh me besimin, ungjillin, dashurinë, familjen, dhuntitë shpirtërore dhe të qenit një shembull. Duke i ndihmuar bashkëqeniet tona me këto dhe shumë gjëra të tjera, ne do të jemi në gjendje të gatuajmë ushqim të shkëlqyer. Ne të gjithë i kemi përbërësit në kuzhinën tonë, por ne nuk dimë si t’i përdorim ato siç duhet që të bëjmë një gatim të veçantë. Po ashtu, ne duhet t’i vëmë në zbatim ata përbërës në jetën tonë të përditshme për t’i shtuar shije ushqimit tonë dhe jetës sonë. Ungjilli na mëson atë dhe më tepër se kaq, prandaj le ta vëmë atë në zbatim të besimit tonë. Shfaq më shumë

  • Besoj fuqimisht se Perëndia shpesh na jep përvoja që na ndryshojnë e na mësojnë, në mënyrë që të jemi në gjendje t’i ndihmojmë e t’i ngremë të tjerët moralisht. Bashkëshorti im është një dentist pediatër me pasionin për t’i ndihmuar fëmijët që kanë nevoja të veçanta dhe, për shkak të përvojave me vetë fëmijën tonë me nevoja të veçanta, unë kam një dëshirë të fortë për t’i ndihmuar prindërit e tjerë që përballen me sfida të ngjashme. Kohët e fundit ne kemi mbajtur një sërë ngjarjesh për prindërit të quajtur Fuqia e Potencialit me synimin për të na ndihmuar të përqendrohemi te potenciali i fëmijëve tanë në vend që të mbërthehemi nga sfidat e sjelljes e sfida të tjera që ndonjëherë mund të na shpërqendrojnë nga ajo që e dimë se mund të bëhemi – ne do ta gjejmë atë që po kërkojmë, ndaj, nëse kërkojmë më të mirën te fëmijët tanë, ne do ta gjejmë atë dhe, si rrjedhojë, do t’i trajtojmë ata ndryshe. Unë nisa dhe një ditar në internet të quajtur Fitore të Vogla, Mrekulli të Mëdha që të më kujtojë të përqendrohem te gjërat e vogla të cilat përndryshe nuk do t’i shihja, që përfaqësojnë mrekulli për të cilat duhet të jem mirënjohëse. Ka qenë një ushtrim me të ndierit e dobët për mua sepse është një ditar në internet “me zemër në dorë” dhe unë parapëlqej personalitetin “supergruaja-që-i-ka-të-gjitha-nën-kontroll” të cilin isha mësuar të isha në gjendje ta çoja përpara. Shfaq më shumë

  • Besimi im te Perëndia dhe te Jezu Krishti më jep shtysë nga dita në ditë për të qenë më e mirë, kjo është arsyeja përse përpiqem ta ndaj me çdo njeri që njoh. Mësimdhënia për njerëzit është mënyra ime për ta bekuar jetën e tyre, qoftë nëse është me anë të fjalëve të mia apo shembullit tim. E ndiej se Perëndia më njeh shumë mirë. Kjo është arsyeja përse të gjitha detyrat dhe thirrjet e mia brenda Kishës kanë një lidhje të drejtpërdrejtë me mësimdhënien. Isha mësuese e Parimeve të Ungjillit, që u jepen mësim çdo njeriu që dëshiron të dijë e të mësojë rreth Kishës dhe për anëtarët e rinj. Isha një mësuese seminari për tre vjet, një program i Kishës për të rinjtë e moshave 14 deri 18 vjeç që i ndihmon ata të mësojnë rreth mësimeve të Jezu Krishtit dhe Profetëve e Apostujve të vjetër, të regjistruara në shkrimet e shenjta. Mësimdhënia tek të rinjtë e ka ndryshuar dhe e ka bekuar jetën time plotësisht. Dashuria që ata treguan për mua, më mbushi me lumturi. Të parit se si ata bënë ndryshime të përditshme për t’u bërë më të mirë, më dha mua forcën për të bërë të njëjtën gjë dhe për t’i jetuar me ta vitet e adoleshencës. Sfidat e tyre dhe hidhërimet e tyre më kujtuan se edhe unë i jetova ato vite ndërkohë që po përpiqesha të vihesha në vendin e tyre. Jam shumë e sigurt se gjithçka që u mësova atyre, do t’i ndihmojë ata në një pikë të jetës së tyre dhe ata do ta mbajnë mend atë që mësuan, dhe kjo do t’i ndihmojë të marrin vendime të drejta. Tashmë jam një mësuese e Fillores për fëmijët 4 deri 8 vjeç; ata ma mbushin jetën dhe zemrën. Me pafajësinë, ëmbëlsinë dhe përulësinë e tyre ata më mësojnë më tepër se sa u mësoj unë. Ata më duan dhe më bëjnë të lumtur. Jam e lumtur kur mund ta jap kohën time për të tjerët në Kishë. Kjo më ndihmon t’i harroj sfidat e mia, të kuptoj se ato janë të vogla krahasuar me sfidat me të cilat përballen njerëzit e tjerë, dhe e kuptova se kam shumë gjëra për të cilat të jem falënderuese, ta shoh jetën në një mënyrë më pozitive dhe të mësoj nga përvojat e bukura të të tjerëve. Shfaq më shumë

Asnjë Rezultat