mormon.org Në mbarë botën

Si ju ka ndihmuar Fryma e Shenjtë?

  • Zoti na do aq shumë që ai na ka dhënë një ndihmues në jetën tonë. Nepërmjet të cilit ne mund të degjojmë zërin e tij dhe ai mund të na tregojë shumë gjëra që kemi nevojë të dijmë. E di se ai nuk do të na braktisë kurrë. Se Fryma e Shenjtë do të na tregojë këshillëotit dhe më ka ndihmuar shumë në jetën time. E di se ai mund të ju ndihmojë gjithashtu. Shfaq më shumë

  • Që kur isha një vajzë e vogël, kam pasur përvojën e pashoqe, të veçantë të komunikimit me Krijuesin tim, nëpërmjet lutjes vetjake. Në shumë raste, kam pasur ndjenja, mendime dhe ndjesi paqeje, rehatie dhe udhërrëfimi kur i kërkoja Atij ndihmën e Tij dhe përgjigjet e Tij për shqetësimet e mia. Kujtoj netët e errëta, me shi e të ftohta kur do të ngrihesha e frikësuar për vdekje kur isha vajzë e vogël, dhe do të lutesha me besim, duke i kërkuar Perëndisë të ma qetësonte frikën time, dhe ndieja kaq shumë paqe, duke ndier sërish ndërsa frika largohej nga unë, një ndjesi të ngrohtë që do të vinte përsëri, të paqes dhe më vonë të sigurisë, të njohurisë se Ai është atje, afër meje, se Ai me të vërtetë më njeh, unë jam e rëndësishme për Të, Ai më do dhe dëshiron më të mirën për mua. Kjo është arsyeja përse nëpërmjet Shpirtit të Shenjtë, Ai vërtet komunikon me mua për çdo gjë që unë i kërkoj Atij me besim. Gjithashtu, çdo herë që do t’i lutesha Atij në ankth që të më ndihmonte të gjeja diçka që kisha humbur, që ishte e rëndësishme për mua, unë mund të shkoja sërish dhe të shihja në të njëjtin vend që tashmë kisha parë, dhe shumë herë e gjeja atë që kisha humbur, por pasi ia kërkoja atë Atij, dhe jo përpara. Më vonë kur u rrita, çdo herë që do të takoja një djalë të ri për të cilin isha e interesuar ose ishte i veçantë, do të kthehesha tek Ati tim Qiellor për udhërrëfim, për të kuptuar nëse Ai do të më ndihmonte të gjeja personin më të mirë me të cilin mund të isha e lumtur. Dhe çdo herë e mora përgjigjen time; shumë herë ajo ishte “Jo”, dhe vetëm një herë ajo ishte “Po”!! Dhe sa e mrekullueshme ishte ajo ditë! Shfaq më shumë

Asnjë Rezultat