mormon.org Në mbarë botën

Përshëndetje, unë jam Grant

  • Grant Kohler
  • Grant Kohler
  • Grant Kohler
  • Grant Kohler
  • Grant Kohler
  • Grant Kohler
  • Grant Kohler
  • Grant Kohler

Rreth Meje

Jam fermer baxhoje prej 3 brezash. Kur isha i ri, më pëlqente së tepërmi ferma, si dhe të punuarit me prindërit dhe 8 motrat e vëllezërit e mi. Kisha një dëshirë që t’i rritja fëmijët e mi në të njëjtën mënyrë si u rrita unë. U diplomova në kolegj dhe iu ktheva baxhos. E takova të dashurën time në vitin e dytë të kolegjit dhe u martova me të. Ne krijuam familjen tonë, duke u bekuar me një bir dhe katër bija. Ne i jemi gëzuar të qenit pjesë e jetës së tyre dhe tani po u gëzohemi nipërve tanë. Besoj se të punuarit fort dhe të punuarit bashkë u ka dhënë fëmijëve tanë, si dhe nipërve tanë, një respekt për familjen dhe jetën. Unë iu bashkova organizatës Kërkim dhe Shpëtim, mora certifikatën si teknik për urgjenca mjekësore dhe iu bashkova organizatës së vullnetarëve në ambulancën e qarkut. Shërbimi ndaj të tjerëve në komunitetin tim më dha shumë gëzim gjatë dhënies së ndihmës dhe bërjes së ndryshimit në jetën e të tjerëve.

Përse Jam Mormon

U rrita në Kishën e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme. Më ka pëlqyer gjithnjë së tepërmi theksi që Kisha ka vënë te familjet. Ne shkonim në Kishë si familje si dhe kishim mbrëmje familjare çdo të hënë në darkë duke mësuar më shumë nga shkrimet e shenjta rreth Jezu Krishtit, jetës dhe mësimeve të tij. Rritja në një fermë baxhoje na dha një mundësi për të punuar së bashku dhe na ka mbajtur afër. Pasi u largova nga shtëpia, doja të shërbeja në një mision, por duhej të dija nga vetja a ishte e vërtetë Kisha. E mësova vetë nëpërmjet studimit dhe lutjeve të shumta, që secili prej nesh mund ta dijë nga vetja. E di se Jezu Krishti jeton, se ai më do dhe që ne mund të kthehemi për të jetuar me të përsëri si familje.

Si e jetoj unë besimin tim

Një nga bekimet më të mëdha në jetën time ka qenë t’u shërbeja të tjerëve. Ekziston një ndjesi përmbushjeje që vjen nga shërbimi ndaj të tjerëve, që na sjell më pranë Shpëtimtarit tonë, Jezu Krishtit. Ndërkohë që kam marrë pjesë në mbledhjet e Kishës të dielën, kam pasur mundësinë të punoj me të rinjtë si mësues, si dhe me të rriturit, po ashtu edhe në shumë thirrje të tjera. Më e mira është se ne të gjithë po përpiqemi ta përmirësojmë jetën tonë dhe po e ndihmojmë njëri-tjetrin. Kryesorja është që të mësojmë nga shkrimet e shenjta dhe të përpiqemi ta jetojmë jetën tonë ashtu si Jezu Krishti do të donte që ne të jetonim.