mormon.org Në mbarë botën

Përshëndetje, unë jam Tim

  • Tim Gates
  • Tim Gates
  • Tim Gates
  • Tim Gates
  • Tim Gates
  • Tim Gates
  • Tim Gates
  • Tim Gates

Rreth Meje

Jam i martuar me një grua të shkëlqyer dhe jam babai i 4 fëmijëve të mrekullueshëm. Jam një këngëtar/kompozitor në Neshvil, Tenesi. Jam këngëtari solist i një trioje muzikore të quajtur Dju Uest. Jam edhe anëtar i Grupit Neshvil Tribjut.

Përse Jam Mormon

U linda dhe u rrita në kishë dhe paraardhësit e mi kapërcyen rrafshinat që nga Navuja, prandaj i kam rrënjët e thella në kishë. Mbi të gjitha, e di se ajo është e vërtetë dhe e dua shumë Shpëtimtarin tim.

Si e jetoj unë besimin tim

Përpiqem ta jetoj jetën time në përputhje me Shpëtimtarin tim, Jezu Krishtin. Ndiej se është e rëndësishme ta vë Krishtin të parin në gjithçka që bëj dhe ta ndjek shembullin e Tij. Ndonëse bëj gabime gjithë kohën, përpiqem me më të mirën time dhe vazhdoj të përpiqem, sepse e di se Ai më do pavarësisht nga gjithçka. Jam shumë me fat që kam mundësi të udhëtoj rrotull vendit me miqtë e mi më të mirë (Grupi Tribjut Neshvil) duke e dhënë dëshminë time duke i kënduar lavde Atij. Gjëja ime e parapëlqyer për të bërë është të këndoj, E ADHUROJ të kënduarin, veçanërisht kur mund të këndoj këngë rreth Shëlbuesit tim. Thënia ime e parapëlqyer është nga Shën Agustini: Ai që këndon, lutet dy herë. Të kënduarit i bashkohet lëvdimit dhe adhurimit tonë për Perëndinë. Lutja e kënduar shpreh gëzimin e zemrës, lumturinë që rrjedh nga dikush që e ka njohur Jezu Krishtin dhe e ka përjetuar dashurinë e Tij.