mormon.org Në mbarë botën
Brendon: Brendon, kamping, natyr, basketboll, sporta, Mormon.

Përshëndetje, unë jam Brendon

Rreth Meje

Unë kam shumë qejf me sporta. Kam luajtur basketboll, dhe kam bërë vrap me pengesa gjatë shkollës së mesme. Kam qenë këtu në Shqipëri për një vit e ca muaj. Më pëlqen natyra, dhe kam qejf me kamping. Pasioni im tani është për të ndarë ungjillin.

Përse Jam Mormon

Unë isha lindur në një familje Mormon dhe kam pasur një mundësi për të shkuar në kishë edhe kam mësuar më shumë për këtë ungjill. Por ishte një kohë kur unë kisha nevojë për të ditur për vetën time në qoftë se kjo kishë është e vërtetë. Nuk mund të mbështetesha në besimin e prindërve të mi. Kështu unë zgjodha të lexoja Librin e Mormonit, dhe ai më ka ndryshuar shumë. Kam lexuar shumë edhe jam lutur për të. Nuk mora një përgjigje menjëherë por kam parë shumë ndryshime të mëdha që kam bërë dhe kam ndierë shpirtin e Zotit gjatë leximit. E di se është e vërtetë dhe jam mirënjohës për ndikimin që ka qenë në jetën time.

Si e jetoj unë besimin tim

Një mënyrë që unë jetoj besimin tim është që jam një misionar. Unë kam një mundësi për t'u treguar të tjerëve çfarë besoj unë dhe si kjo kishë më ka ndihmuar në jetën time. Kam një mundësi për të shërbyer çdo ditë dhe jam shumë i lumtur ndërsa shërbej.